Komentimi i ëndrrave

CHF18.00

1 in stock

Ëndërra e besimtarit është njëra nga dyzet e gjashtë pjesët e profecisë, transmeton Buhariu dhe Muslimi.

Titulli: Komentimi i ëndrrave
Autori: Muhamed ibn Sirin
Përktheu: Dr. Selim Sylejmani
Redaktorë profesionalë: Hafëz Avni Aliu
Redaktor gjuhësor: Prof. Islam Osmani
Korrektor: Mr. Elez Ilazi
Lektor: Avni Halimi
Redaktor teknik: Hamdi Ilazi
Botoi: Libraria Ebu Hanife

Ëndërra e besimtarit është njëra nga dyzet e gjashtë pjesët e profecisë, transmeton Buhariu dhe Muslimi.

Pothuajse nuk ka asnjë njeri që nuk sheh ëndërra. Dhe të gjithë janë të shqetësuar për komentimin dhe domethënien e tyre. Shumë njerëz abuzojnë me dëshirën e njerëzve për te ditur dhe njohur domethëniet e ëndërrave. Prandaj neve sot shohim shumë fallxhorë dhe magjistarë që gjoja interpretojnë ëndërrat. Gjë që nuk është e vërtetë. Ëndërrat janë një gjëndje jashtë llogjikës dhe arsyes, prandaj interpretimi i tyre është mjaft i vështirë. Interpretimi i ëndërrave nuk mund të bëhet me anë të arsyes apo inteligjencës sado inteligjent që të jetë njeriu. Askush nuk mund ti komentojë ata po nuk pati një gradë të lartë shpirtërore dhe një njohje të gjerë të argumentimit me kuran dhe hadith. Në Kuran Allahu xh.xh. na e bën të ditur se aftësinë e komentimit dhe të njohjes së domethënies ëndërrave ia kishte dhënë profetit Jusuf a.s. Lidhur me fenomenin e ëndërrës ne mund të flasim shumë, mirëpo unë do të thoja se ky libër është i mjaftueshëm për të njohur dhe ditur sado pak nga ajo dituri e fshehtë që ata përmbajnë. Rënditja e këtij libri në kapituj është bërë në bazë të sendeve dhe objektëve që njeriu mund të ëndërrojë, kjo e bën këtë libër të kërkuar dhe shumë të lehtë për përdorim. Lusim Allahun xh.xh që të përfitoni prej tij.

Kategoritë

Komentimi i ëndrrave

CHF18.00

Add to cart