Komentimi i Sures El-Kehf

CHF13.90

S’ka stok

Kaptina “El Kehf” është kaptinë mekase në tërësi. Ka zbritur pas sures “El Gashije” dhe para sures “Esh-Shura”. Transmetojnë Nehasi dhe Ibn Merduvije nga Ibn Zubejri, e ky nga Ibn Abasi r.a., të ketë thënë se kaptina “El Kehf” ka zbritur në Mekë.

Titulli: Komentimi i Sures El-Kehf
Autor: Sabri Bajgora
Boton: Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës
Shtëpia botuese: Dituria Islame
Biblioteka: Tefsir
Për botuesin: Mr. Naim Tërnava
Recensentë: Mr. Jakup Çunaku
Lektor: Prof. Isa Bajçinca
Korrektor: Mr. Besnik Jaha
Ballina: Bashkim Mehani
Realizimi kompjuterik: Nuhi Simnica
Shtypi: Sfera – Prishtinë
Faqe: 322

Kaptina “El Kehf” është kaptinë mekase në tërësi. Ka zbritur pas sures “El Gashije” dhe para sures “Esh-Shura”. Transmetojnë Nehasi dhe Ibn Merduvije nga Ibn Zubejri, e ky nga Ibn Abasi r.a., të ketë thënë se kaptina “El Kehf” ka zbritur në Mekë.

Kaptina “El Kehf” ka gjithsej 111 ajete, 1577 fjalë e 6460 shkronja. Në radhitjen e Mus’hafit mban numrin 18, kurse në radhitjen e zbritjes është e 68-ta.

Kjo kaptinë është emërtuar me emrin “El Kehf”-“Shpella”, për shkak të ngjarjes së çuditshme të djemve që u strehuan në një shpellë, për të shpëtuar besimin e tyre, nga mizoria e një sundimtari tiran. Me këtë emër e ka quajtur edhe vetë i Dërguari i Allahut në disa hadithe të tij, të cilat do t’i përmendim tek vlera e kësaj sureje.

Kategoritë

Komentimi i Sures El-Kehf

CHF13.90