POSTA FALAS PËR BLERJET MBI 100.-CHF (BRENDA ZVICRËS)

Koncepte dhe sisteme bashkëkohore

CHF10.00

1 stok

Autori, kapitalizmin e lindur nga feudalizmi dhe klerikalizmi i ashpër Perëndimor, e konsideron ndër fajtorët kryesorë për paraqitjen e mëvonshme të fashizmit dhe komunizmit.

Category:

Titulli: Koncepte dhe sisteme bashkëkohore
Autorë: Ali Bullaç
Boton: Logos – A
Biblioteka: Lexo
Për botuesin: Adnan Ismaili
Kryeredaktorë : Husamedin Abazi
Redaktorë gjuhësor: Rexhep Zllatku
Redaktor artistik dhe dizajni: Edi Agagjyshi
Redaktor teknik: Naser Fera
Kopertina: Edmonda Doko
Mbikëqyrës i shtypit: Imer Gogjufi
Përgaditja kompjuterike: Focus Pro – Shkup
Shtypi: Focus – Prishtinë

Autori, kapitalizmin e lindur nga feudalizmi dhe klerikalizmi i ashpër Perëndimor, e konsideron ndër fajtorët kryesorë për paraqitjen e mëvonshme të fashizmit dhe komunizmit.

Në këtë vepër synojmë pikësëpari t’i përshkruajmë e pastaj t’i kritikojmë sistemet shoqërore. Çështja më elementare nuk është tema e librit, por vetëm i kemi dhënë vend dhe e kemi theksuar. Njeriu duhet të pranojë se shqetësimi i thellë me të cilin ai jeton është simptomë e një sëmundjeje e më pastaj të kërkojë mënyrat e shërimit. Njeriu modern, jeton i kapluar ne të njëjtën kohë nga shumë sëmundje, sido që këtë nuk e pranon. Ja pse termat si “kapitalizmi’, “komunizmi-kapitalizmi shoqëroi’ dhe “fashizmi”, që do të trajtohen gjerë e gjatë ne pjesën e parë të veprës, janë shenjat e një sëmundjeje të rëndë, të vrojtuara ne strukturën njerëzore dhe shoqërore që e shqetësojnë qenien e njeriut. Ne në këtë pjesë jemi munduar të tregojmë se zbatimi i ideologjive bashkëkohore të cilat i rregullojnë marrëdhëniet njeri-njeri, njeri-shoqëri dhe njeri-natyrë janë shenjë e shqetësimit, mërzisë,  kundërshtisë dhe e moslumturisë dhe se arsyeja qëndron diku më thellë.

Pjesa e dytë synon ta plotësojë pjesën e parë duke e shtjelluar botën islam. Konceptet bashkëkohore si djathtizëm, konservatorizëm, laicizëm, moral laik, klasat, domethënie e veprimtatisë ekonomike të njeriut etj., me përkufizimet dhe përmbajtjet e veta bashkëkohore theksojnë çështjen dhe fenomenin e njëjtë.

S’do mend se çështja themelore qëndron diku më thellë. Këtë pikë e kemi trajtuar dhe vazhdojmë ta trajtojmë edhe ne punimet tona të tjera.

Kategoritë

Koncepte dhe sisteme bashkëkohore

CHF10.00

Add to Cart