Kontrata mbi shitblerjen sipas së drejtës islame
CHF11.90
“Kontrata mbi shitblerjen – sipas se drejtës islame”, synon informimin e besimtarit islam shqipfolës me dispozitat hyjnore të sheriatit e që kanë të bëjnë me kontratën e shitblerjes.
Titulli: Kontrata mbi shitblerjen sipas së drejtës islame
Autor: Jusuf Zimeri
Recensentë: Dr. Taxhedin Bislimi
Lektor: Avni Halimi
Redaktor: Zulhixhe Zimeri
Kopertina: Halil Berisha
Botues: Rijasetit të BFI-së Shkup
Islami si fe dhe sistem jete, në esencë është sistem hyjnor i cili në vete ngërthen tërë veprimtarinë njerëzore, qoftë si individ ashtu edhe si shogëri. Rregullon raportet e krijesës me Krijuesin e tij në një rrenën anë dhe, në anën tjetër, rregullon raportet e njeriut me shoqërinë dhe me gjithçka që e rrethon. Intenca e ligjeve islame është harmonizimi i plotë i marrëdhënieve ndërnjerëzore duke ruajtur edhe natyrshmërinë e krijimit të tij.
“Kontrata mbi shitblerjen – sipas se drejtës islame”, synon informimin e besimtarit islam shqipfolës me dispozitat hyjnore të sheriatit e që kanë të bëjnë me kontratën e shitblerjes. I jemi qasur kësaj tematike nga fakti se kontrata mbi shitblerjen është nevojë imanente e individit dhe shoqërisë gjatë jetës. Kjo kontratë bënë pjesë në grupin e çështjeve juridike bilaterale apo edhe multilaterale, që nënkupton se këto çështje detyrimisht duhet rregulluar me norma ligjore. Andaj, marrë parasysh faktin se shitb- lerja si praktikë e përditshme e shoqërisë njerëzore dhe, si akt që luan rol të rëndësishëm jo vetëm në zhvillimin ekonomik të shoqërisë, por edhe në sendërtimin e marrëdhënieve dhe raporteve të mira ndërnjerëzore, atëherë jurispudenca ( sheriati ) islame me precizitet e ka definuar dhe sistemuar në kodin e së drejtës civile islame.