Kopshti i të dashuruarve
CHF21.90
Në të janë regjistruar llojet e dashurisë, dispozitat e saj, pasojat,defektet, shkaqet dhe pengesat e saj, kur është e drejtë dhe kur e gabuar etj. Të gjitha këto janë ilustruar me anekdota, hadithe, fakte juridike, me transmetime nga brezat e parë, vargje poetike, dukuri natyrore etj.
Titulli: Kopshti i të dashuruarve (Përgjigje e duhur për atë që kërkon ilaç efikas)
Autor: Ibn Kajjim el Xhevzije
Boton: Sh.B. Drita e jetës, Gjilan
Për botuesin: Zekirja Abdullahu
Redaktor: Avni Aliu, teolog
Redaktura gjuhësore: Nazim Shurdhani
Librin e kam titulluar: “Kopshti i të dashuruarve dhe shëtitja e të përmalluarve”. Dëshiroj që kushdo që lexon këtë libër ta shfajësojë autorin e tij, sepse e ka shkruar atë larg vendit dhe librave të vet. Ndoshta mendimi i tij i sfilitur, mundi i tij dhe njohuritë modeste që zotëron e bëjnë të denjë që pëll të të thuhet: “Më mirë të dëgjosh për të, sesa ta shohësh”,”
Me këtë libër ai ka bërë veten shenjë për shigjetat dhe shtizat e gjuajtësve. Megjithatë, lexuesve u mbeten dobitë e librit, ndërsa autorit dëmet e tij. Ja tek të jepet përmbajtja e librit. Mirësia e tij është një dhuratë për ty Nëse ai gjen tek ty një lexues fisnik, atëherë ose do të mbahet mirë, ose do tu lëshohet mirë. Nëse gjen diçka tjetër, atëherë ndihmë dhe mbështetje kërkojmë vetëm Allahut.
Autori është i kënaqur që “mehri” i këtij libri,’ nëse ai shihet si pranueshëm dhe i mirë, të jetë një lutje e sinqertë, ose ndonjë kundërpërgjigje e bukur – nëse libri shihet si i dobët apo i keq. Por ai që është objektiv, gabimet dhe të këqijat e njeriut i vë përballë punëve të tij të drejta dhe të mira.
Ky është ligj i dënimit dhe shpërblimit që Allahu ka vënë te njerëzit. Kush është ai njeri që i ka të drejta të gjitha veprimet dhe thëniet e veta? I vetmi njeri i tillë është i mbrojturi nga gabimet (Muhamedi alejhis-salatu ues-selam), i cili nuk fliste kot, porse gjithçka që thoshte e kishte frymëzim hyjnor.
Çdo transmetim autentik prej tij është i vërtetë dhe i mbrojtur nga gabimet. Kurse çdo thënie e një njeriu tjetër nuk mund t’i plotësojë dot të dy kushtet (autenticitetin dhe mbrojtjen nga gabimet) njëkohësisht. Ajo mund të jetë autentike, por mbetet sërish thënie e një njeriu të pambrojtur nga gabimet,ose mund të mos jetë fare autentike, duke mos përcjellë kështu informacion të saktë.
Vlerat e librit për të gjitha shtresat e njerëzve Libri vlen për të gjitha shtresat e njerëzve. Ai është ndihmë për praktikën fetare dhe jetën tokësore, është një shkallë për kënaqësinë e kësaj jete dhe ato të jetës tjetër. Në të janë regjistruar llojet e dashurisë, dispozitat e saj, pasojat,defektet, shkaqet dhe pengesat e saj, kur është e drejtë dhe kur e gabuar etj. Të gjitha këto janë ilustruar me anekdota, hadithe, fakte juridike, me transmetime nga brezat e parë, vargje poetike, dukuri natyrore etj.
Kjo e bën librin interesant dhe çlodhës për lexuesin, i zgjeron atij horizontin dhe i shton ëndjen. Lexuesi mund të shijojë diçka nga “kripa” dhe qesënditë e librit. Ai e bën lexuesin herë të qeshë e herë të qajë; herë e largon atë nga shkaqet e kënaqësisë së fundme, e herë e afron.
Po deshe, librin mund ta shohësh si një mësues për ty, por mund ta shohësh edhe si një këshillues që të mëson si të gjesh pjesën që të takon prej kënaqësisë dhe dashurisë me njeriun e zemrës.
I lutem Zotit t’i japë mirësi këtij libri dhe ta bëjë atë vepër të sinqertë për Qenien e Tij Fisnike, ta bëjë shkak për fitimin e pëlqimit dhe të xheneteve të Tij. Allahu i di të gjitha sekretet e njeriut, Ai është në gjuhën e çdo folësi dhe në zemrën e tij
“Thuaj: Punoni, sepse veprat tuaja do t’i shohë Allahu, i Dërguari i Tij dhe besimtarët. Pastaj do të ktheheni te Njohësi i së fshehtës dhe i së dukshmes, që t’ju njoftojë se ç’keni bërë” (Teube: 105).