POSTA FALAS PËR BLERJET MBI 100.-CHF (BRENDA ZVICRËS)

Krenaria e gjithësisë Hz. Muhamed Mustafa s.a.v.

CHF6.90

6 stok

Të marrësh, qoftë edhe pak hise nga personaliteti i tij i pashembullt dhe morali i tij i lartë, do të thotë të çelësh një shteg drejt lumturisë së përhershme. Për këtë shkak, duke pasur për qëllim të njohim sa më afër këtë Personalitet të lartë, vendosëm të shkruajmë këtë vepër modeste, me gjithë mangësitë dhe dobësitë që mund të ketë. Edhe në veprat tona të mëparshme kemi ofruar të dhëna që kanë të bëjnë me personalitetin e Profetit (a.s).

Titulli: Krenaria e gjithësisë Hz. Muhamed Mustafa s.a.v.
Titulli origjinal: Fahr-i Alem – Habib-i Huda Hz. Muhammed Mustafa
Autor: Osman Nuri Topbash
Përktheu: Ermal Nurja
Redaktor: Zija Vukaj
Kryeredaktor: Alban Kali
Design: Bledar Xama
Botues: Progresi Botime

Të marrësh, qoftë edhe pak hise nga personaliteti i tij i pashembullt dhe morali i tij i lartë, do të thotë të çelësh një shteg drejt lumturisë së përhershme. Për këtë shkak, duke pasur për qëllim të njohim sa më afër këtë Personalitet të lartë, vendosëm të shkruajmë këtë vepër modeste, me gjithë mangësitë dhe dobësitë që mund të ketë. Edhe në veprat tona të mëparshme kemi ofruar të dhëna që kanë të bëjnë me personalitetin e Profetit (a.s).

Ndoshta fjalët tona nuk janë të atij niveli që meriton Ai, por të gjithë ne jemi të obliguar ta falënderojmë Atë, dhuratën më të madhe hyjnore, duke rrëfyer dhe shkruar rreth Tij dhe duke jetuar si Ai. Detyra jonë parësore është që, në kuadër të mundësive tona, të bëhemi ura, të cilat do të transmetojnë mëshirën dhe paqen e Tij që përfshin tërë botët, deri në fundin e saj, kur ajo do të shkatë¬rrohet në kiamet. E kemi për borxh që, në kuadër të aftësive tona, t’ia prezantojmë gjithë njerëzimit në formën sa më të bukur atë kryevepër që qëndron në kulmin më të lartë.

Allahu i Lartë e zgjodhi Atë për profet në kohën e krizës më të madhe për njerëzimin. Ai ia dhuroi njerëzimit dritën e gjithësisë si mëshirë për botët në një periudhë, kur bota qe mbytur në errësirë dhe tirani. Ai qe ylli polar që lindi në horizontet madhështore, për të ndriçuar një shoqëri injorante, që ia kishte kaluar edhe hienave për nga egërsia. Allahu i Madhëruar e dërgoi Hazreti Muhamedin mëshirë të pafund për tërë krijesat e gjalla dhe jo të gjalla, dheun e gurin, lumin e detin, qiejt e tokën, kohën dhe hapësirën e, në veçanti, për njeriun. E bëri atë shkak të begatisë, udhëzimit, mëshirës, butësisë dhe shpëtimit.

Kategoritë

Krenaria e gjithësisë Hz. Muhamed Mustafa s.a.v.