POSTA FALAS PËR BLERJET MBI 100.-CHF (BRENDA ZVICRËS)

Krishterimi dhe Islami Dy fe, dy qytetërime ( vështrim historiko filozofik )

CHF24.90

5 stok

Pa dyshim, libri merr një rëndësi specifike edhe në kontekstin e sotëm, kur komplikimet ideologjike e praktike të keqinterpretimeve fetare kanë kulmuar në rritjen e ksenofobive dhe paragjykimeve që kanë përligjur në mënyra manipulative përplasjen mes feve, kulturave dhe qytetërimeve, gjë që është krejtësisht e kundërta e doktrinave fetare.

Titulli: Krishterimi dhe Islami: Dy fe, dy qytetërime ( vështrim historiko filozofik )
Autor: Ermir Gjinishi
Redaktor shkencor: Prof. Dr. Ferit Duka
Redaktore letrare: Kerida Kulla
Korrektore: Iris Maçi
Kopertina: Elda Maçi
Botues: Onufri

Pa dyshim, libri merr një rëndësi specifike edhe në kontekstin e sotëm, kur komplikimet ideologjike e praktike të keqinterpretimeve fetare kanë kulmuar në rritjen e ksenofobive dhe paragjykimeve që kanë përligjur në mënyra manipulative përplasjen mes feve, kulturave dhe qytetërimeve, gjë që është krejtësisht e kundërta e doktrinave fetare.

Krishterimi dhe Islami janë dy fetë më të mëdha në botë me rreth 3.5 miliard ndjekës, aq sa gjysma e banorëve të planetit, megjithatë, ndryshe nga ç’mund të mendojnë shumë njerëz, nuk mund të gjesh besime që të kenë aq të përbashkëta, siç janë tre fetë monoteiste në fjalë. Nga ana tjetër, fakti që këto religjione bashkohen në rrënjë të përbashkëta me Judaizmin monoteist, pranohet njëzëri nga studiuesit e fushës, duke i quajtur me termin, fe abrahamike.

Ky punim ndër të tjera, ka si qëllim të hedhë dritë mbi implikimet e mundshme të botës religjioze me atë joreligjioze në rastet e keqpërdorimit fetar, i cili mund të konfliktojë të gjitha sferat ku religjioni ushtron ndikimin e tij. Nga ana tjetër, ky punim kërkon të qartësojë hapësirat reale të veprimit religjioz, natyrën dhe tendencat e tij në strukturat shoqërore. Gjithashtu, për një lexim më korrekt të qëndrimeve fetare në përgjithësi, është e domosdoshme të bëhet diferenca midis fesë dhe fetarizmit apo parimeve doktrinare në tekstet e shenjta nga interpretimet e tyre. Orientimi krahasimor referuar teksteve, është analiza më reale e thelbit të tyre, ku bota judeo – kristiano – islame takohet në qendrën e besimit të përbashkët. Bazuar në këtë qasje, ky punim përbën një risi në hapësirat hulumtuese të historiografisë sonë.

Kategoritë

Krishterimi dhe Islami Dy fe, dy qytetërime ( vështrim historiko filozofik )

CHF24.90

Add to Cart