POSTA FALAS PËR BLERJET MBI 100.-CHF (BRENDA ZVICRËS)

Kritika e gjykimit

CHF13.90

2 stok

I njohur si “Koperniku i filozofisë” si gjeniu që kreu një revolucion të vërtetë të gjithë mendimit të kohës së vet, për të mbetur më pas si filozofi më i madh i treqind viteve të fundit. Kanti në historinë e njerëzimit mund të radhitet me plot të drejtë edhe përballë një tjetre figure parësore, siç është Platoni.

Titulli: Kritika e gjykimit
Titulli i origjinalit: Critic of Judgment
Autor: Imanuel Kant
Përkthyes: Dritan Thomollari
Arti grafik: Rrezarta Meria
Botues: Plejad

I njohur si “Koperniku i filozofisë” si gjeniu që kreu një revolucion të vërtetë të gjithë mendimit të kohës së vet, për të mbetur më pas si filozofi më i madh i treqind viteve të fundit. Kanti në historinë e njerëzimit mund të radhitet me plot të drejtë edhe përballë një tjetre figure parësore, siç është Platoni.

Në trilogjinë e famshme të kritikave ai u përpoq t’u japë përgjigje tri pyetjeve themelore që gjenden në bazë të gjithë sistemit të tij transhendental: “Ç’mund të dimë?”, “Ç’duhet të bëjmë?”: “Për çfarë mund të shpresojmë?”’. “Kritika e gjykimit”; nga ana e vet, si pjesë e kësaj trilogjie, paraqet një analizë të mrekullueshme të së bukurës, të sublimes, të gjykimit të shijes dhe artit në përgjithësi, për të kaluar më pas në trajtimin madhor të natyrës, finalitetit të saj dhe lirisë si qëllim final, e për të mbetur kështu një nga traktatet më të rëndësishëm të formimit dhe edukimit moralo-estetik që njerëzimi mund të ketë pasur ndonjëherë në duart e tij.

Në këtë periudhë, duke vazhduar traditat natyraliste shkencore të filozofisë materialiste, Kant-i parashtroi një varg idesh hipotezash mbi zhvillimin e natyrës, të cilat i “dhanë fund sundimit absolut të mënyrës metafizike të mendimit në shkencat e natyrës”.

Nisur nga ligjet e Kepler-it, të Njuton-it dhe përllogaritjet e Lajbnic-it, ai është, gjithashtu, dhe autori i hipotezave të famshme mbi formimin e planetëve nga mjegullnajat (re grimcash dhe pluhuri), mbi ekzistencën e galaktikave të tjera jashtë galaktikës sonë, mbi ndikimin e baticave dhe zbaticave në rrotullimin e tokës rreth vetes, mbi prejardhjen natyrore të racave të sotme njerëzore, etj. Pra, shihet se në këtë periudhë, Kant-i, edhe pse jo në mënyrë plotësisht të ndërgjegjshme, gjendet në pozitat e materializmit. Vetëm në periudhën e dytë, pas vitete 1770, ai do të kalonte në pozitat e idealizmit “kritik” apo transhendental.

Ndër veprat kryesore të kësaj periudhe mund të përmendim: “Mendime mbi një vlerësim të drejtë të forcave jetësore” (1747); “Mbi format dhe parimet e botës së kuptueshme dhe të arritshme” (1770) dhe “Një shpjegim i ri mbi parimet e para të njohjes metafizike” (1775).

Kategoritë

Kritika e gjykimit

CHF13.90

Add to Cart