Ku jemi ne nga morali i selefit të të parëve tanë të mirë

CHF7.90

18 in stock

Rëndësia e këtij librit del në pah duke vështruar disa aspekte:

Titulli: Ku jemi ne nga morali i selefit të të parëve tanë të mirë
Autor: Abdulaziz Ibn Nasir El-Xhulejl, Behaudin Ibn Vehb Ibn Fatih Akil
Përktheu: Nexhat Ceka
Lekturoi: Gjylsime Zenuni – Jashari
Recesimi: Ali Shabani
Redaktura teknike: Muhamed Bajrami
Faqe: 160
Botues: Guraba Gostivar

Rëndësia e këtij librit del në pah duke vështruar disa aspekte:

Rëndësia e moralit në Islam. Po që se analizojmë tekstet fetare do vërejmë se besimi dhe morali janë dy komponentë të pandara të personalitetit të besimtarit. Sa herë që shohim dobësimin e njërit komponent, natyrshëm do hasim në zbehje dhe devijim të personalitetit të mirëfilltë. Në fakt, morali është fryti i besimit të sinqertë, prandaj jo rastësisht shumë dijetarë që kanë trajtuar temën e besimit siç është Tahaviu, Ibën Tejmije e tjerë, në fund, nuk kanë lënë pa përmendur rëndësinë e moralit, duke sinjalizuar se pas konsolidimit të besimit, detyrimisht del fryti i quajtur moral.

Selefi si shëmbëlltyrë e jetësimit të vlerave morale. Shumë njerëz mahniten dhe mrekullohen me vlerat morale islame, me karakterin e besimtarit të denjë mirëpo shpeshherë sikur e gjejnë veten të paaftë përballë zbatimit të atyre normave. Që këndej, njoftimi me moralin e gjeneratave të para, mënyrën si i jetësonin ato vlera në jetën e tyre praktike, do ishte një motivtejet i rëndësishëm për të thyer pesimizmin e besimtarit bashkëkohor, i cili më shumë me vepra se sa me fjalë shpreh paaftësinë e tij përballë sfidave të ndryshme djallëzore. Në jetëshkrimet e selefit gjejmë shembuj të panumërt si duhet të disiplinojmë veten, të mos pasojmë epshin, si të ruhemi nga sprovat e ndryshme, qoftë ajo sprova e dynjasë, e grave e pasurisë etj.

Koha në të cilën jetojmë paraqet një pandemi të amoralitetit prandaj mendojmë se si kurë më parë, kemi nevojë të ushqehemi me literaturë të këtillë, për të ndriçuar rrugën, për të ruajtur fenë, nderin dhe tërë dinjitetin njerëzor nga paçavuret e huaja që na servohen ditë e natë. Në këtë kohë kur dyfytyrësia, gënjeshtrat, interesi, amoralja, egoizmi, karrierizmi, vetëpëlqimi, padrejtësia, mos durimi, mosrespektimi i prindërve, koprracia dhe shumë vese të tjera nuk e marrin përgjigjen e duhur, nëpërmjet këtyre temave sadopak do prishnim paraqitjen e tyre komode. Ky libër do ishte një udhëzues i mirë edhe për ata që ndjekin rrugën e thirrjes në fe, që janë dobësuar në aksion apo që janë harruar se nga u nisën dhe ku duhet të shkojnë.

Libri fillon me trajtimin e temës së sinqeritetit dhe drejtësisë te selefi, vazhdon me frikën ndaj Allahut, urrejtja ndaj famës, vetëpëlqimi, asketizmi, moslakmia e postit, mësimi i fesë, nënshtrimi ndaj të vërtetës, fetvatë, Kurani, adhurimi, urdhërimi në të mirë dhe ndalimi nga e keqja, xhihadi, durimi, sprovat, respektimi i prindërvee, shoqërimi i mirë, haku i huaj, raporti me gabimtarin, sjellja me dijetarët, ruajtja e gjuhës, shfrytëzimi i kohës dhe kufijtë e shakasë.

Përmbajtja e librit: Selefi të parët tanë të mirë, me sinqeritetin dhe drejtësinë e tyre, Selefi me frikën ndaj Allahut dhe kujdesi i tyre se janë nën mbikëqyrjen e Tij, Selefi dhe urrejtja e tyre ndaj famës, Selefi dhe frika e tyre nga vetëpëlqimi, Selefi dhe asketizmi i tyre në dynja, Selefi dhe moslakmia e tyre për post, Selefi dhe fikhu dituria në fe, Selefi dhe nënshtrimi i tyre ndaj hakut drejtësisë, Selefi dhe fetvatë, Selefi me Kur’anin, Selefi dhe përpjekja e tyre në adhurim (ibadet), Selefi në urdhërimin në të mirë dhe ndalim nga e keqja, Selefi dhe xhihadi në rrugën e Allahut, Selefi dhe durimi i tyre në fatkeqësi, Selefi me sprovat (fitnet) në fe, Selefi me sprovat (fitnet) ndërmjet muslimanëve, Selefi dhe sprovat me perandorët (prijësit), Selefi dhe sprova e grave, Selefi dhe respektimi ndaj nënave (prindërve), Selefi, mirësia e tyre me shokët dhe shoqërimi i mirë, Selefi dhe haku i huaj, Selefi dhe raporti i tyre me ata që gabojnë, Selefi dhe sjellja e tyre me dijetarët, Selefi dhe etika e të folurit dhe ruajtja e gjuhës, Selefi dhe shfrytëzimi i kohës, Selefi dhe temperamenti në shaka dhe në të qeshur etj…

Kategoritë

Ku jemi ne nga morali i selefit të të parëve tanë të mirë