Kujtime – Alija Izetbegoviç
CHF29.90
“Nuk gjej fjalë miradije të shpreh falënderimin tim të thellë, për organizatorët e këtij evenimenti kulturor e shkencor, të cilët me idenë dhe mundin e tyre, arritën të na e sjellin në gjuhën tonë të ëmbël, këtë libër enciklopedik të Alija Izetbegoviqit.
Titulli: Kujtime – Alija Izetbegoviç
Autor: Alija Izetbegoviç
Përktheu nga boshnjakishtja: Liman Avdiu
Redaktor: Dr. Hysen Matoshi
Përgatiti për shtyp: Bashkim Avdiu
Korrektor: Nuridin Ahmeti
Ballina: Ami Gashi
Boten: Asociacioni për Kulturë Edukim dhe Arsim – AKEA
Shtypi: Focus Print – Shkup
“Nuk gjej fjalë miradije të shpreh falënderimin tim të thellë, për organizatorët e këtij evenimenti kulturor e shkencor, të cilët me idenë dhe mundin e tyre, arritën të na e sjellin në gjuhën tonë të ëmbël, këtë libër enciklopedik të Alija Izetbegoviqit.
Pasi bëri një evokim të shkurtër të njohjes personale me Alija Izetbegoviqin, përmes shokëve të tij të idealit, Ibrahimi më shumë u fokusua në anën filozofike dhe letrare të materies së librit të fjalë, duke shprehur madhështinë e figurës së Izetbegoviqit që me një gjuhë të thellë metaforike shpreh mendimin, i cili rrezaton urtësi, sinqeritet dhe saktësi.
“Ai diti, dëshiroi dhe veproi”, me këtë maksimë filloi kumtesën e tij z. Nexhat Ibrahimi. Ndër të tjera ai citoi filozofin francez Henry Levy i cili kishte thënë për Izetbegoviqin: “Ai u imponua në histori, pa vullnetin e tij”. Pra edhe pse modest larg unit dhe egoizmit për t’u imponuar, ai u regjistrua në analet e historisë së njerëzve të mëdhenj. Për të vazhduar më tutje Ibrahimi tha: “Prania e librit të Alija Izetbegoviq në mjedisin tonë është edhe fat dhe përgjegjësi”.
“Aliu, vazhdoi Ibrahimi më tutje flet në kujtimet e tij nga këndi i lindjes dhe perëndimit, në stilin e Muhamed Ikballit”, stil i cili është i rrallë. Për të vazhduar më tutje se “Ai ka lexuar shenjat dhe ka ditur t’i regjistrojë ato. Pra se ai ishte një interpret i kohës dhe i çliroi kufijtë me mendimin e tij, … Vepra e tij gjenë bashkëbisedues edhe jashtë rrethit të tij kulturor e gjeografik”.
Para se të përfundonte kumtesën e tij Ibrahimi me nostalgji dhe i emocionuar përkujtoi fjalën e njeriut i cili e njohu për së afërmi shpirtin e madh të Aliut, Mustafa Ceriq: “Tash kur na duket se atë e kemi aq larg, zemra na thotë se atë e kemi afër”.
“Ai diti se njëherë vdiset dhe dy herë jetohet, njëherë për hyjnoren dhe herën tjetër për fatin e njeriut”, përfundoi Ibrahimi me një mjeshtëri të rrallë tematike dhe retorike kumtesën e tij.