Kujtimi i Evliave

CHF21.90

Out of stock

Tadhkirat al-Avlija (Kujtimi i evliave) është vepra e vetme e ‘Attarit në prozë dhe në të vërtetë paraqet një përmbledhje të biografive të sufijve më të mëdhenj të shekujve të parë të Islamit.

Titulli: KUJTIMI I EVLIAVE – PËRSHKRIMI I JETËS SË EVLIAVE
Autor: Feriduddin Muhammed Attar
Titulli origjinalit: Tedhkirat al-Evliyya
Përktheu nga boshnjakishtja: Sulejman F.Aliu
Boton: Sh.B “Drita e jetës” Gjilan
Për botuesin: Zekrija Abdullahu
Redaktor: Mr.Sci Taxhedin Bytyqi
Lekturoi: Sadulla Ramizi
Shtypi: “Lenagrafik”, Prishtinë
Dizajni Grafik: Venera Alshiqi

HYRJE:
Tadhkirat al-Avlija (Kujtimi i evliave) është vepra e vetme e ‘Attarit në prozë dhe në të vërtetë paraqet një përmbledhje të biografive të sufijve më të mëdhenj të shekujve të parë të Islamit. Në këtë vepër ‘Attari ka përmbledhur jetëshkrimet e 97 dinjitarëve të fesë islame, personalitet të cilat në mesin e sufijve gëzonin statusin e evliave apo të mirëve, siç është e zakonshme të thuhet në praktikën gjuhësore të muslimanëve. Në të vërtetë, më e drejtë do të ishte të thuhej që këtu bëhet fjalë për një lloj hagjiografie shpirtërore që nuk i kushton shumë hapësirë fakteve biografike nga jeta e robërve të mirë të Zotit, por kalimthi dhe shpesh në mënyrë jokronologjike i prek, ndërsa në rend të parë mundohet t’i sjell rrëfimet e evlive dhe ngjarjet që kishin rëndësi për përsosjen e tyre shpirtërore, përmes së cilave pasqyrohet niveli i tyre i lartë shpirtëror…

Kategoritë

Kujtimi i Evliave

Kujtimi i Evliave

CHF21.90