Kultura dhe qytetërimi, një teori mbi qytetërimin
CHF9.00
Në qështjen e të kuptuarit të kulturës dhe qytetërimit, midis shkencëtarve dhe mendimtarëve ekzistojnë dallime të dukshme.Pastaj këtu paraqiten qytetërimet e vjetëra, qytetërimi i Mesopotanisë, i Egjiptit, Qytetërimi Grek, ai Romak si dhe ai Islam.
Titulli: Kultura dhe qytetërimi, një teori mbi qytetërimin
Titulli i origjinalit: Kültür ve Medeniyet
Autor: Jëllmaz Ozakpërnar
Përkthyes: Ali Pajaziti
Për botuesin: Adnan Ismaili
Kryeredaktor: Husamedin Abazi
Redaktor gjuhësor: Isa Bajqinca
Redaktor artistik dhe disejni: Edi Agagjyshi
Redaktor teknik dhe faqosës: Azem Zaimi
Mbikëqyrës i shtypit: Imer Goxhufi
Përgaditja kompjuterike: Focus Pro – Shkup
Shtypi: Focus – Prishtinë
Botues: Logos – A
Në qështjen e të kuptuarit të kulturës dhe qytetërimit, midis shkencëtarve dhe mendimtarëve ekzistojnë dallime të dukshme.Pastaj këtu paraqiten qytetërimet e vjetëra, qytetërimi i Mesopotanisë, i Egjiptit, Qytetërimi Grek, ai Romak si dhe ai Islam.
Në këtë çështje midis shkencëtarëve dhe mendimtarëve, ekzistojnë dallime të dukshme. Nga ana tjetër, në pikën e “mjegullirës” rreth çështjes së përmbajtjes së këtyre dy koncepteve ekziston pothuajse një unitet total mendimesh (konsenzus). Në pjesën e sontme të ligjëratave mbi kulturën dhe qytetërimin, që do të zgjatin pesë javë, do ta trajtoj veçorinë më të përgjithshme të kulturës dhe qytetërimit. Pa marrë parasysh përmbajtjen e veçantë të fenomeneve të quajtura kulturë dhe qytetërim, mund të thuhet se ekziston një cilësi e përbashkët e tyre. Si kultura ashtu edhe qytetërimi, nuk janë fenomene që ekzistojnë në natyrë para veprave të njeriut. Lindja dhe formimi i tyre nuk mund të trajtohen si rezultat i kapaciteteve të lindura të njeriut apo si rezultat automatik i fantazisë gjenetike të tij. Pra, kultura dhe qytetërimi nuk janë fenomene që njeriu i gjen të gatshme në natyrë ose në strukturën e vet biologjike. Njeriu, kulturën dhe qytetërimin, i formon në një fushë të mundësive në saje të preferimeve të veta.