POSTA FALAS PËR BLERJET MBI 100.-CHF (BRENDA ZVICRËS)

Kur ndahej hëna, Biografi e Profetit Muhammed (s.a.v.s.)

CHF19.90

S’ka stok

Biografia e Profetit përbën një temë tepër të lartë e fisnike. Ajo i tregon muslimanit si lulëzoi Islami dhe se si Muhammedi (s.a.v.s.) u zgjodh nga Allahu për pranimin e revelacionit ose zbulesës hyjnore. Muslimanët mësojnë gjithashtu për sfidat me të cilat u përballën Profeti dhe shokët e tij dhe se si ata dalëngadalë ngadhënjyen me ndihmën e Allahut.

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës – Prishtinë
Boton: Shtëpia botuese “Dituria Islame”
Titulli: Kur ndahej hëna, Biografi e Profetit Muhammed (s.a.v.s.)
Titulli i origjinalit anglisht: WHEN THE MOON SPLIT (A Biography of Prophet Muhammad (s.a.v.s.) Compiled by Safiur Rahman Mubarakfuri
Edited and Translated by: Tabassum Siraj Michael Richardson Badr Azimabadi
Autor: Safiurrahman Mubarekfuri
Shqipërues: Dr. Mithat Hoxha

Biografia e Profetit përbën një temë tepër të lartë e fisnike. Ajo i tregon muslimanit si lulëzoi Islami dhe se si Muhammedi (s.a.v.s.) u zgjodh nga Allahu për pranimin e revelacionit ose zbulesës hyjnore. Muslimanët mësojnë gjithashtu për sfidat me të cilat u përballën Profeti dhe shokët e tij dhe se si ata dalëngadalë ngadhënjyen me ndihmën e Allahut.

Muslimanët që e studiojnë jetën e Profetit, mësojnë prej saj shumë më tepër se thjesht jetën e dikujt. Ata shohin se si Allahu e përgatiti Profetin për misionin e tij, se si ia zbuloi Kur’anin, se si mësimet e Islamit i forcuan zemrat e muslimanëve të parë, se si një grup i vogël muslimanësh plot besim mundën luftëtarët më të çartur të Arabisë dhe se si e vërteta e Islamit triumfoi mbi gënjeshtrën dhe adhuruesit e shumtë të saj.

Kështu, biografia e Profetit i ndihmon muslimanët ta kuptojnë më mirë fenë e tyre. Për këtë arsye, studiuesit, që nga koha e Profetit e deri në ditët e sotme, kanë qenë tepër të kujdesshëm në përcaktimin e vërtetësisë së burimeve të biografisë së Profetit. Megjithatë, jo të gjithë biografët janë mbështetur në studimet ekzistente. Shumë prej tyre kanë shkruar tregime të shtrembëruara nga jeta e Profetit duke futur në to çdo gjë që u ka pëlqyer, pavarësisht nga shkalla e saktësisë apo vërtetësisë së tyre. Si rezultat, ekzistojnë shumë tregime të shkruara mbi jetën e Profetit që përmbajnë informacione në kundërshtim me mësimet e Islamit.

Duke pasur parasysh këto probleme, shumë njerëz më kërkuan të shkruaj një biografi të vërtetë të Profetit duke u bazuar në burime autentike. E pranova këtë detyrë sfiduese dhe fillova të thur këtë biografi nga këto burime: Kur’ani, shpjegimet e Kur’anit nga persona kompetentë, thëniet e vërteta të Profetit dhe biografi të besueshme.

Kategoritë

Kur ndahej hëna, Biografi e Profetit Muhammed (s.a.v.s.)

CHF19.90