POSTA FALAS PËR BLERJET MBI 100.-CHF (BRENDA ZVICRËS)

Kurani dhe planeti tokë

CHF19.00

3 stok

Libri Kurani dhe planeti tokë i autorit Dr. Halid Faik el-Ubejdi, është libër i veçantë në literaturën e përgjithshme islame, i shkruar në gjuhën arabe.

Category: Tags: , , ,

Titulli: Kurani dhe planeti tokë
Autori: Dr. Halid Faik El Ubejdi
Përktheu: Agim Avdiu
Recensent shkencor: Prof. Dr. Musa Gashi
Redaktor gjuhësor: Hajdar Avdiu
Kopertina: Dorlir Kraja
Për botuesin: Fuad Vila
Realizimi kompjuterik: Besnik Hamiti
Boton: Shtëpia Botuese Dëshmia
Shtypi: Shtypshkronja Ajgraf

Libri Kurani dhe planeti tokë i autorit Dr. Halid Faik el-Ubejdi, është libër i veçantë në literaturën e përgjithshme islame, i shkruar në gjuhën arabe.

Libri në fjalë trajton tema mjaftë interesante të cilat ndërlidhen me kozmosin tonë të gjërë, i mbështetur gjithnjë në ajetet-citatet kuranore dhe në të arriturat e sotme bashkëkohore shkencore.
Lexuesi gjatë leximit të këtij libri do të mahnitet kur në të do të gjejë shumë argumente interesante; gjeologjike dhe kozmologjike, të cilat Kurani gati 15 shekuj më herët i ka ngulitur në brendësinë e kopertinave të tij.

Kurani vërtetë ka sfiduar dhe vazhdon të sfidojë shumë studiues edhe të kohës së sotme moderne me sinjalizimet e tij të shumta shkencore, si: me përmendjen e elementeve të para krijuese të njeriut, me krijimin e tokës dhe formën e saj, me lëvizjen e trupave qiellorë në një orbitë, në krijimin e qiellit, ujit, erërave, detyrave, ndërrimin e natës dhe të ditës, me përmendjen e atomit dhe hekurit, arit dhe argjendit, në krijimin e insekteve, në krijimin e frytave, etj. etj.

Të arriturat e sotme shkencore mbi atë që përmban Kurani nuk nënkuptojnë fundin e kuptimit të tij. Gjithmonë, në të sotmen dhe në të ardhmen tonë, të afërt dhe të largët, do të ketë zbulime dhe konfirmime të reja shkencore mbi atë që ka paralajmëruar Kurani. Kurani i përngjanë një oqeani të thellë, në të cilin zhytësi sa herë që në të zhytet, gjenë margaritarë të rinjë, dhe ky libër pikërisht është dëshmia më e mirë për këtë pohim.

Kategoritë

Kurani dhe planeti tokë

CHF19.00

Add to Cart