Kur’ani me përkthim në gjuhën shqipe nga Salih Ferhat Hoxha

CHF51.90

Out of stock

Përkthimi i librit të shenjtë të Zotit, Kur’ani Kerimit, është një sfidë e madhe për vetë faktin se para së gjithash përkthyesi duhet të përpiqet që ta përcjellë mesazhin hyjnor qiellor nëpërmjet gjuhës tokësore. Duke marrë parasysh vështirësitë e shumta të bartjes së tekstit të origjinalit nga arabishtja në shqip, përkthyesit e mëhershëm u përpoqën t’ua ofrojnë lexuesve kuptimet apo domethëniet e ajeteve të Kur’anit (معاني آياته).

Titulli: Kur’ani me përkthim në gjuhën shqipe nga Salih Ferhat Hoxha
Përkthyes: Salih Ferhat Hoxha
Boton: Logos – A, Shkup
Biblioteka: Mendimi Islam
Për botuesin: Adnan Ismaili
Kryeredaktor: Husamedin Abazi
Redaktor biblioteke: Nexhat Ibrahimi
Redaktor i përgjithshëm i përkthimit: Prof. Dr. Ismail Ahmedi
Recensentë të përkthimit: Mr. Ruzhdi Lata,Bahri Aliu, Mr. Ziber Lata
Redaktor gjuhësor: Prof. Dr. Xhevat Lloshi
Redaktor artistik dhe dizajni: Edib Ali Agagjyshi
Faqosja: Halil Berisha
Korrektor: Muhamed Jashari & Idriz Ibrahimi
Mbikëqyrës i shtypit: Kenan Ismanili
Përgaditja kompjuterike: Focus Pro – Shkup
Shtypi: Focus Print – Shkup

Përkthimi i librit të shenjtë të Zotit, Kur’ani Kerimit, është një sfidë e madhe për vetë faktin se para së gjithash përkthyesi duhet të përpiqet që ta përcjellë mesazhin hyjnor qiellor nëpërmjet gjuhës tokësore. Duke marrë parasysh vështirësitë e shumta të bartjes së tekstit të origjinalit nga arabishtja në shqip, përkthyesit e mëhershëm u përpoqën t’ua ofrojnë lexuesve kuptimet apo domethëniet e ajeteve të Kur’anit (معاني آياته).

Salih Hoxha, me kontributin e tij të çmuar të cilin e titulloi Kur’ani me përkthim në gjuhën shqipe bëri një përpjekje të mrekullueshme për të sjellë një përkthim më ndryshe, gjegjësisht përkthim të tekstit të Kur’anit, gjë e cila paraqet një sfidë të llojit të vet, po njëherësh është edhe një begati e pasur për gjuhën shqipe në përgjithësi dhe literaturën islame në veçanti.

Çfarë e karakterizon këtë përkthim të Kur’anit nga përkthimet e deritashme? Përkthimi i Hoxhës përshkohet nga një gjuhë e pastër dhe e rrjedhshme shqipe. Vlen të përmendet fakti se përkthimi është bërë në Republikën e Shqipërisë, nga origjinali në arabisht, gjë që nga aspekti gjuhësor ka rëndësi shumë të madhe, meqë përkthyesi nuk është ndikuar nga përkthimet ekzistuese në gjuhët sllave

Ky eshte nje perkthim letrar, modern dhe besnik i Kuranit te Shenjte ne gjuhen shqipe nga Myfti Salih F. Hoxha (1917-1995), klerik dhe intelektual prominent ne Shqiperi. Kurani eshte horizont i hapur per te gjithe. Kurani nuk eshte liber lutjesh, por platforme e jetes, nga higjiena personale ne mbarevajtjen e familjes dhe te shoqerise. Kurani do te vazhdoje te ushtroje ndikim gjithnje e me te madh ne shoqerine njerezore.

Kategoritë

Kur'ani me përkthim në gjuhën shqipe nga Salih Ferhat Hoxha

CHF51.90