POSTA FALAS PËR BLERJET MBI 100.-CHF (BRENDA ZVICRËS)

Kurban për dashurinë

CHF8.90

10 stok

Nga dashuria i fjeturi lë jorganin e tij të ngrohtë për t’iu përgjigjur të Dashurit në kushtrimin e agimit. Në saje të dashurisë rigon syri e regëtin zemra, duke mos thënë dot asgjë veç asaj që do i Dashuri.

Titulli: Kurban për dashurinë
Autorë: Dr. Aid Karni
Përkthyes: Agron Islami
Redaktura: Edison Çeraj
Dizajni: Indrit Osmani
Renditja: Elvis Bejtja
Mbikqyrës shtypi: Adnan Salihu
Shtypi: Fokus Print – Shkup
Botues: Shtëpia botuese Ajan

Nga dashuria i fjeturi lë jorganin e tij të ngrohtë për t’iu përgjigjur të Dashurit në kushtrimin e agimit. Në saje të dashurisë rigon syri e regëtin zemra, duke mos thënë dot asgjë veç asaj që do i Dashuri.

Dashuria është tamam si elektriciteti: sapo prek çelësin ia beh drita. Trupat shkrihen në afri dhe sakaq ia beh ngrohja. Dashuria është si graviteti: ajo vë në lëvizje orbitat, me të miqësohen planetët dhe kompozohen trupat qiellorë, pa dyndje e pa armiqësi. Me dashuri vëllazërohen diejt në Rrugën e Qumështit, pa asnjë mëri a kacafytje.

Atë ditë që do të shuhet dashuria në univers, çdo gjë do të shkapërderdhet. Keqgjykimi dhe mosbesimi do të mbërthejë shpirtrat. Fytyrat do të ngrysen. Atë ditë që do të shuhet dashuria, nxënësi nuk do të mund të rrokë fjalën e mësuesit. Atë ditë gruaja nuk i epet të shoqit, edhe nëse i kërkon një gotë ujë. I ati nuk rënkon dot për të birin, edhe nëse e sheh në pritën e luanit. Atë ditë bleta braktis lulet, bilbili kopshtin, pëllumbi përroin.

Kategoritë

Kurban për dashurinë