Kurbani – I ud’hijes, i hedjit, nedhrit, akikit dhe i vasijetit

CHF3.90

55 in stock

Qëllimi i Kurbanit nuk është vetëm derdhja e gjakut dhe ngrënja e mishit, por me fjalën kurban simbolizohet gadishmëri për sakrificë, solidaritet, bamirësi, besim, sinqeritet dhe devotshmëri. Në këtë libër do të lexoni reth kurbanit dhe llojeve të kurbanit, rregullat se si duhet të pritet kurbani, koha, kafshët të cilat mund të prehen kurban dhe gjithçka që ka të bëj me kurbanin.

Titulli: Kurbani – I du’hijes, i hedjit, nedhrit, akikit dhe i vasijetit
Autori: Dr. Musli Vërbani
Korrektura: Daut Shehu
Fotot dhe Ballina: Izet Krivenjeva
Radhitja kompjuterike: Mumin Shehu
Botues: SH. B. Asr

Qëllimi i Kurbanit nuk është vetëm derdhja e gjakut dhe ngrënja e mishit, por me fjalën kurban simbolizohet gadishmëri për sakrificë, solidaritet, bamirësi, besim, sinqeritet dhe devotshmëri. Në këtë libër do të lexoni reth kurbanit dhe llojeve të kurbanit, rregullat se si duhet të pritet kurbani, koha, kafshët të cilat mund të prehen kurban dhe gjithçka që ka të bëj me kurbanin.

Fjala “Kurban” është fjalë me prejardhje arabe dhe rrjedh nga folja  “قَرَّبَ  (karrebe) – يُقَرِّبُ  (jukarribu)”, që do të thotë “afrim”. Mirëpo, në rastin konkret ka të bëjë me sakrificë, e cila të afron te Allahu i Madhërishëm. Pra, Kurban do të thotë sakrifikim apo gatishmëri për të sakrifikuar çdo gjë, po edhe në qoftë se është në pyetje jeta, vetëm e vetëm për të fituar gradën e nivelit më të lartë – të afruarit te Allahu i Madhërishëm.

Në islam kemi dy festa vjetore dhe që të dy festat janë të ndërlidhura me humanizëm, mirësjellje, tolerancë, butësi dhe paqe. Dhe që të dyja kanë të bëjnë me kontributin e muslimanit për të tjerët në praktikë, e jo në teori, sepse përkrahja morale ndaj të tjerëve duhet të realizohet në praktikë. Në Fitër Bajram përkrahja ndaj të tjerëve bëhet duke u dhënë mjete materiale, ndërsa në Kurban Bajram përkrahja ndaj të tjerëve bëhet duke sakrifikuar, e pastaj ajo sakrificë t’u jepet tjerëve, vetëm e vetëm për të fituar kënaqësinë e Allahut dhe të afruarit tek Ai.

PËRMBAJTJ A E LIBRIT:

KURBANI
IBRAHIMI A.S. DHE KURBANI I XHENETIT
KUSHTET E THERJES SË KURBANIT
KUSHTET QË DUHET T’I PLOTËSOJË KAFSHA PËR KURBAN
ÇKA LEJOHET TË PREHET PËR KURBAN
KAFSHA QË NUK LEJOHET TË PREHET KURBAN
KAFSHA E CILA ËSHTË MEKRUH  TË PREHET KURBAN
DISA RREGULLA TË VEÇANTA PËR KURBANIN
PËR SA PERSONA PREHET KURBANI
KOHA E THERJES SË KURBANIT
SHPËRNDARJA E MISHIT TË KURBANIT
KUSH DUHET TA REALIZOJË PRERJEN E KURBANIT
PARA PRERJES SË KURBANIT
SI DUHET VEPRUAR ME RASTIN E PRERJES SË KURBANIT
MJEKËSIA PËR THERJEN E BAGËTIVE
Ç’NDODH KUR PRERJA BËHET ME DËMTIM TË SHTYLLËS KURRIZORE?
LLOJET E KURBANIT
KURBANI UD-HIJE (I SAKRIFICËS)
KURBANI HEDJI (I DHURATËS)
TË USHQYERIT NGA KURBANI HEDJ (DHURATË)
KOHA E PRERJES SË HEDJIT (DHURATË)
VENDI I THERJES SË HEDJIT (DHURATË)
NË CILAT RASTE PRITET KURBANI HEDJ
PRERJA E KURBANIT HEDJ PËR SHKAK TË LËNIES SË NDONJË VAXHIBI
KURBANI I NEDHRIT (PËRBETIMIT)
DISPOZITA E PËRBETIMIT (NEDHRIT)
KOHA E THERJES SË KURBANIT NEDHR (TË PËRBETIMIT)
SHPËRNDARJA E KURBANIT NEDHR
KURBANI AKIKË (I MBUROJES)
KOHA E PRERJES SË KËTIJ KURBANI
MËNYRA E PËRGATITJES SË AKIKIT
KURBANI VASIJET I TË VDEKURIT
KOHA E PRERJES SË KURBANIT TË VASIJETIT
SHPËRNDARJA E KURBANIT TË VASIJETIT

Kategoritë

Kurbani - I ud'hijes, i hedjit, nedhrit, akikit dhe i vasijetit