POSTA FALAS PËR BLERJET MBI 100.-CHF (BRENDA ZVICRËS)

Kush jemi ne Shqiptarët, individi gjithëpërfshirës Shqiptar në vështrim historik, kulturor, sociologjik dhe psikologjik mbi kombin Shqiptar

CHF21.90

S’ka stok

Kush jemi ne shqiptarët? Ne jemi nga europianët më të lashtë, kemi qenë mbrojtës të Europës, jemi shkëputur me dhunë prej saj, jemi rikthyer në Europë, kemi humbur diçka në shekuj nga europianizmi ynë, por pastaj e kemi rigjeneruar, ashtu siç rigjenerohet një plagë.

Titulli: Kush jemi ne Shqiptarët, individi gjithëpërfshirës Shqiptar në vështrim historik, kulturor, sociologjik dhe psikologjik mbi kombin Shqiptar
Autori: Ndriçim Kulla
Arti grafik: Xhina Çaçi
Kopertina: Rrezartja Merja
Shtëpia botuese: Plejad

Kush jemi ne shqiptarët? Ne jemi nga europianët më të lashtë, kemi qenë mbrojtës të Europës, jemi shkëputur me dhunë prej saj, jemi rikthyer në Europë, kemi humbur diçka në shekuj nga europianizmi ynë, por pastaj e kemi rigjeneruar, ashtu siç rigjenerohet një plagë.

Kur u shkëputëm me dhunë nga Europa i fshehëm në gji veglat e ndërtimit të shpirtit europian, që i morëm nga tryeza e Rilindjes Europiane, ku ishim pjesëtarë me karrigen tonë në kohën e Skënderbeut.

Me këto vegla improvizuam diçka të re, një shpikje tonën, harmoninë dhe tolerancën mes katër feve, a ndoshta pesë apo gjashtë, nëse do të shtojmë sot edhe hebrenjtë e Shqipërisë që janë ringjallur si komunitet dhe protestantët.

Ne jemi një popull i kontrasteve. Kontrastet ekzistojnë edhe brenda karakterit tonë individual. Ne jemi të rezervuar, por individualistë, bujarë, por vuajmë nga kotësia, mikpritës, por edhe hakmarrës, e mbajmë fjalën, por jemi edhe dyshues….

Kategoritë

Kush jemi ne Shqiptarët, individi gjithëpërfshirës Shqiptar në vështrim historik, kulturor, sociologjik dhe psikologjik mbi kombin Shqiptar

CHF21.90