POSTA FALAS PËR BLERJET MBI 60. -CHF (BRENDA ZVICRËS) NDËRSA JASHTË ZVICRËS POSTA 14.90. -CHF

Kushtet e fesë, pyetje dhe përgjigje rreth shtyllave të fesë Islame

CHF28.00

S’ka stok

Përmbajtja e librit: Besimi, Namazi, Zeqati, Agjërimi, Haxhi, Pyetje dhe përgjigje etj….

Titulli: Kushtet e fesë, pyetje dhe përgjigje rreth shtyllave të fesë Islame
Titulli në origjinal: Fetava erkanil islam vel iman
Autor: Muhammed bin Salih eI-Uthejmin
Mblodhi: Fehd bin Nasir es-Sulejman
Përktheu: Omer Berisha
Recensentë: Bekir Halimi
Lektor: Fatmir Baçi
Redaktor teknik: Sedat Ramadani
Botues: Shtëpia botuese Nun

Disa nga vëllezërit tanë patën dëshirë botimin e disa çështjeve lidhur me kushtet e Islamit nga fetvatë e dijetarit dhe mësuesit tonë, Muhammed bin Salih el-Uthejmin, ashtu që të shpërndahet në gjuhën arabe dhe të ketë dobi në shumë njerëz, siç mund të ketë pas edhe nga përkthimi i saj ne gjuhë tjera. Kjo, për shkak të mbështetjes së këtij dijetari në Librin e All-llahut, në Traditën (Sunnetin) e Resulull-llahut dhe në fjalët e dijetarëve, për të cilët është dëshmuar se e pasojnë të vërtetën. Këtë ia thashë edhe mësuesit tonë, All-llahu e mëshiroftë dhe e shpërbleftë me të mira për atë që bëri për Islamin dhe muslimanët. Ai e pranoi madje më dha kurajo edhe më tepër, sepse në këtë mënyrë arrihet ndihma në të mira dhe devotshmëri dhe kësisoj përhapja e diturisë së vërtetë. Pasi mësuesi ynë u pajtua, atëherë fillova në përzgjedhjen dhe përmbledhjen e këtyre fetvave derisa edhe i përfundova.

E lus All-llahun, subhanehu ue teala, që të bëjë dobi me këtë punë, dhe ta bëjë atë të sinqertë vetëm për fytyrën e Tij të Ndershme, ta shpërblejë mësuesin tonë me të gjitha të mirat dhe t’i japë begati nga dituria dhe puna e tij. Vërtetë All-llahu është Bujar dhe i Ndershëm. Paqa dhe Mëshira qofshin mbi të dërguarin tonë, Muhammedin, familjen dhe shokët e tij.

Përmbajtja e librit: Besimi, Namazi, Zeqati, Agjërimi, Haxhi, Pyetje dhe përgjigje etj….

Kategoritë

Kushtet e fesë, pyetje dhe përgjigje rreth shtyllave të fesë Islame

CHF28.00