POSTA FALAS PËR BLERJET MBI 60. -CHF (BRENDA ZVICRËS) NDËRSA JASHTË ZVICRËS POSTA 14.90. -CHF

Kuvendime Kuranore, prej sures ed Duha deri te surja en Nas, si dhe surja el Fatiha (për fillestarë)

CHF11.90

S’ka stok

Nisur nga përgjegjësia për t’i shërbyer Librit të Allahut të Lartësuar dhe për t’i përhapur udhëzimet e tij, gjegjësisht duke iu përgjigjur nevojës emergjente të një numri të madh të shtresave të shoqërisë, veçanërisht të grupmoshave të njoma, fëmijëve fillestarë në kuvendet e nxënies së Kuranit përmendsh, në shkolla e në vende të tjera… qendra En Nebe’ul Adhim ju paraqet këtë material të thjeshtësuar e të lehtësuar për mësimin e Kuranit së bashku me një tjetër, prej sures ed Duha deri te surja en Nas, si dhe suren el Fatiha, për fillestarë.

Titulli: Kuvendime Kuranore, prej sures ed Duha deri te surja en Nas, si dhe surja el Fatiha (për fillestarë)
Autor: Dr. Muhamed ibn Abdullah er Rabia
Titulli: (Meschels tederus el Kuran – el Fatiha ue kusar el mufasal (lilmubtedine))
Përktheu nga gjuha arabe: Blerim Rexha
Redaktor gjuhësor: Jeton Koqinaj
Ballina: Fatlum Zeka
Boton: Sh.B. “Fjala e Bukur”

Nisur nga përgjegjësia për t’i shërbyer Librit të Allahut të Lartësuar dhe për t’i përhapur udhëzimet e tij, gjegjësisht duke iu përgjigjur nevojës emergjente të një numri të madh të shtresave të shoqërisë, veçanërisht të grupmoshave të njoma, fëmijëve fillestarë në kuvendet e nxënies së Kuranit përmendsh, në shkolla e në vende të tjera… qendra En Nebe’ul Adhim ju paraqet këtë material të thjeshtësuar e të lehtësuar për mësimin e Kuranit së bashku me një tjetër, prej sures ed Duha deri te surja en Nas, si dhe suren el Fatiha, për fillestarë.

Kjo, që të jetë shkëndijë dhe pikënisje për gjallërimin e kësaj tradite të begatë profetike në jetën e këtij umeti dhe më gjerë. Ky material është një nga mjetet më shembullore për ngritjen e kuvendeve të mësimit të Kuranit së bashku. Përmes tij arrihen dobi të panumërta, ku nxënësit e këtyre kuvendeve arrijnë shpërblime të shumta, u shfaqen kuptime dhe udhëzime jetësore, të cilat i shpijnë drejt qëllimit madhështor, që është fisnikërimi i shpirtit dhe zbatimi i mësimeve të Kuranit famëlartë.

Allahu ju dhëntë juve dhe neve sukses për t’i shërbyer Librit të Tij, na bëftë thirrës për në udhëzimet e Tij dhe na bëftë zbatues të porosive të Tij!

Kategoritë

Kuvendime Kuranore, prej sures ed Duha deri te surja en Nas, si dhe surja el Fatiha (për fillestarë)

CHF11.90