Liri apo anarki
CHF6.90
Ata vazhdimisht plasojnë dilema dhe kontestime rreth të vertetave të Islamit, me shprese se do të arrijnë të nxisin dyshime rreth Islamit në kokat e pjestarëve të tij, ose do ta satanizojnë atë si fe në sytë e botës, ashtu që të pengojnë çdo tentim për ta perqafuar këtë fe madhështore nga ana e jomuslimanëve.
Titulli: Liri apo anarki
Autor: Bashkim Aliu
Korrektor: Agim Abazi
Faqosja: Furkan ISM
Kopertina: Jusuf Saliu
Boton: Furkan
Shtyp: Print ISM
Ata vazhdimisht plasojnë dilema dhe kontestime rreth të vertetave të Islamit, me shprese se do të arrijnë të nxisin dyshime rreth Islamit në kokat e pjestarëve të tij, ose do ta satanizojnë atë si fe në sytë e botës, ashtu që të pengojnë çdo tentim për ta perqafuar këtë fe madhështore nga ana e jomuslimanëve.
Edhe pse supozimet e tyre të imagjinuara rreth të vërtetave islame, të cilat asnjehërë de fakto nuk kanë dal prej botë së imagjinuar në atë reale, renditën në grupin e absurdeve dhe marrëzirave të cilat i pjellin kokat e atyre të cilët e hanë veten pse nuk arritën të bëjnë ndonjë punë të mbrapshtë, përseri nuk mund të tregohemi neglizhent ndaj debatimit rreth këtyre të pavertetave, sepse ritmi i zhvillimit dhe rrjedhat e jetës moderne, si dhe komunikimi i shpejtë ndërkombetare, na e imponojnë një gjë të tillë, sepse vazhdimisht do të ballafaqohemi me entuziastë të cilët kërkojnë përgjigje për dilemat e plasuara nga tjerët.
Në mesin e këtyre dilemave, të cilat vazhdimisht potencohen nga tjerët, është edhe ajo se Islami, edhe pse thirrët në ate se është fe qe i siguron njeriut liri dhe e respekton vullnetin e tij, si dhe nuk imponon asgjë me forcë, kur do të kthehemi në anën tjetër do të shohim se njeriu i cili e përqafon këtë fe do të ballafaqohet me një varg çështjesh të ndaluara, gjegjësisht menjeherë do të fillohet t’i thuhet se kjo është haram e kjo mekruh etj, që sipas tyre lenë pershtypje negative te njeriu, sepse ai me kete ndalohet dhe izolohet nga shumë gjëra të kësaj bote!?