Lufta e Trojës, sipas diktit të Kretës dhe Darit të Frigjisë

CHF39.90

1 in stock

Libri që ka dalë në dritë me titull “ Lufta e Trojës, sipas diktit të Kretës dhe Darit të Frigjisë ” është i një rëndësie të veçantë sepse deri më tash lufta e Trojës është kuptuar dhe shpjeguar vetëm sipas poemave të Homerit, “Iliadës” dhe “Odisesë” (pra në një kontekst mitologjik dhe hyjnor), pra këngë epike kushtuar luftës së Trojës (1194-1184. p. er. re.), të cilat këngë u kënduan brez pas brezi nga këngëtarë të ndryshëm, duke filluar nga Homeri (Melesigjeni).

Titulli: Lufta e Trojës, sipas diktit të Kretës dhe Darit të Frigjisë
Autor: Prof. Dr. Eqrem M. Zenelaj
Redaktor: Jahir Ahmeti
Redaktor gjuhësor: Sabit Jaha
Redaktor teknik: Shkëmbim Krasniqi
Kopertinën e përpunoi: Dr. Zeni Ballazhi
Shtëpia botuese: Botime Artini
Fq. 273

Libri që ka dalë në dritë me titull “ Lufta e Trojës, sipas diktit të Kretës dhe Darit të Frigjisë ” është i një rëndësie të veçantë sepse deri më tash lufta e Trojës është kuptuar dhe shpjeguar vetëm sipas poemave të Homerit, “Iliadës” dhe “Odisesë” (pra në një kontekst mitologjik dhe hyjnor), pra këngë epike kushtuar luftës së Trojës (1194-1184. p. er. re.), të cilat këngë u kënduan brez pas brezi nga këngëtarë të ndryshëm, duke filluar nga Homeri (Melesigjeni).

Homeri ishte këngëtar i parë të cilit i faturohen këto dy poema (këngë) të cilat janë kënduar dhe përcjell brez pas brezi deri kur diktatori Pisistrati nga goja popullore i bënë këto këngë të shkruara në libër, aty në shek V. p. e. re.

Duhet theksuar se në origjinal, “Iliada” dhe “Odiseja”, vërtet flasin shqip, por grekët e rinj këto dy poema i falsifikuan dhe i ndryshuan, duke i zëvendësuar me emra të tyre por, fatmirësisht, aty-këtu kanë ngelur në shqip disa emra të heronjve, vendeve, zotave dhe personave të veçantë.

Këtë studim dhe publikim, për luftën e Trojës, profesor Zenelaj e ka bazuar në një literaturë të gjerë si dhe në burime më të vjetra arkivore të autorëve të huaj. Sidomos ky libër bazohet në dy shënimet dhe rrëfimet me shkrim, pra në dy burime të tjera deri vonë të panjohura, ose pak të njohura, të dy autorëve të kohës që ishin vetë pjesëmarrës të luftës së Trojës, në të dyja anët kundërshtare: Dikti i Kretës dhe Dari i Frigjëve.

Autorët antik Trojën e vënë në pjesën veriperëndimore të Azisë së Vogël, në afërsi të Dardaneleve, të cilat quhen sipas dardanëve. Straboni, gjeograf, topografinë e Trojës e vendos nga pozicioni i Malit Idha. Burimet historike dhe gërmimet arkeologjike të dr. Heinrich Schlimmann zbuluan edhe vendndodhjen e varrit të Akilit, Ajaksit, Helenit e të tjerëve, ku shkruhet se Aleksandri i Madh e kishte vizituar varrin e Akilit në Trojë (aty ku sot quhet Bunarbashqe). Gërmimet profesionale të ekipit të Heinrich Schlimannit (me 80 veta në këtë ekip), zbuluan Trojën e vërtetë dhe aty gjetën tunele, mure, rrënoja, artefakte si dhe një pjesë të madhe të thesarit të Mbretit Priam.

Dikti i Kretës dhe Dari i Frigjëve, të dy ishin dëshmitarë dhe pjesëmarrës të luftës, të cilët kishin mbajtur shënime për ngjarjen dhe i kishin mbijetuar luftës. Dari i Frigjisë kishte qenë një njeri i ditur dhe njëherësh nëpunës apo shef i kabinetit të Hektorit, ndërsa Dikti i Kretës kishte qenë në anën e kundërt të trojanëve si shoqërues i Agamemnonit. Ata të dy i mbijetuan luftës dhe ishin varrosur së bashku me dokumentet (shënimet e tyre) të cilat ishin shkruar në Papirus egjiptian.

Ditari i Diktit të Kretës ishte përkthyer nga fenikishtja në koinën antike nga Eupraksi, ndërsa nga fenikishtja në latinishte ishte përkthyer nga Lucius Septimos.

Dikti ishte nga Kreta, nga qyteti Knosos dhe versioni i tij është më i gjerë se versioni i Homerit. Libri i Diktit të Kretës ka qenë në 9 vëllime në origjinal, ndërsa gjatë përkthimit është shkurtuar dhe njihen vetëm 6 vëllime. Ky libër i Diktit është tërësisht historik. Ngjarjet përshkruhen me besnikëri dhe saktësi, duke treguar edhe pamjet e heronjve dhe fizikun e tyre, karakteret dhe zërin që kishin. Ky libër është zbuluar mes shek. IV-II. p. e. re. atje ku Dikti, pas Luftës së Trojës, kishte shkuar në vendin e tij në Kretë dhe kishte jetuar edhe një kohë, ndërsa po aty ishte varrosur së bashku me shënimet e tij.

Burim i dytë kryesor i këtij libri, sipas autorit, janë edhe shënimet e Darit të Frigjëve. Dari i Frigjëve, po ashtu, ishte pjesëmarrës i luftës së Trojës dhe ishte nëpunës ose shef i kabinetit të heroit të Trojës, Hektorit. Sipas disa burimeve, bëhet me dije se Dari i Frigjëve si duket i takonte rrethit të grupit komplotist të Antenorit sepse ai i mbijetoi Luftës së Trojës duke lënë pas vetes këtë ditar në papyrus egjiptian. Dari i Frigjëve ishte varrosur me shënimet e tij në Trojë.

Nëse i krahasojmë shënimet e Darit të Frigjëve dhe Diktit të Kretës për nga vëllimi, dallojnë pak mes tyre por, kryesisht, ngjarjet e luftës së Trojës janë të përshkruara përafërsisht njëjtë me disa dallime të vogla. Edhe Homeri e përmend tek “Iliada” Darin e Frigjëve, të cilin e karakterizon si një njeri të ndërgjegjshëm, të pasur, të virtytshëm dhe si një prift i kohës.

Zanafilla e luftës së tretë të Trojës dhe e hasmërisë mes këtyre dy palëve daton që nga koha e Mbretit të Trojës – Troit dhe Mbretit të Sipilusit Tantalit (i pari i Agamemnonit dhe Menelaut), ngjarje rreth 75-100 vjet, para Luftës së Trojës (1194-1184. p. e. re. ).

Lufta e Trojës (1194-1184. p. er. re.), të cilën ne e dimë deri më tash, ka qenë si vazhdim i dy luftërave të mëparshme e, në fakt, kjo e fundit ishte lufta e tretë dhe vendimtare e shkatërrimit të Trojës, sepse kjo ishte fundi dhe perëndimi i shtetit të Trojës.

Autori Zenelaj në këtë libër ka shkruar duke u bazuar në dokumente të sakta dhe të pathëna deri më tani për luftën e parë të dytë dhe të tretë të Trojës, e ku lufta e tretë e tyre ka zgjatur rrafsh 10 vjet, 8 muaj dhe 12 ditë.

Kategoritë

Lufta e Trojës, sipas diktit të Kretës dhe Darit të Frigjisë

CHF39.90

Add to cart