Luftërat Ballkanike – Raporte Konsullore Britanike nga Maqedonia në vitet e fundit të Perandorisë Osmane
CHF49.90
Luftërat Ballkanike, Raporte Konsullore Britanike nga Maqedonia në vitet e fundit të Perandorisë Osmane është libri më i ri që sjell në duart e lexuesve historiani dhe studiuesi shqiptar Bejtullah Destani në bashkëpunim të ngushtë me albanologun Robert Elsie.
Titulli: Luftërat Ballkanike – Raporte Konsullore Britanike nga Maqedonia në vitet e fundit të Perandorisë Osmane
Titulli i origjinalit: “The BalkanWars, British Consular Reports from Macedonia in the Final Years of the Ottoman Empire”
Autor: Bejtullah Destani në bashkëpunim të ngushtë me albanologun Robert Elsie
Përkthyen nga gjuha angleze: Majlinda Nishku, Ilir Nishku
Botues: Botime Artini
Luftërat Ballkanike, Raporte Konsullore Britanike nga Maqedonia në vitet e fundit të Perandorisë Osmane është libri më i ri që sjell në duart e lexuesve historiani dhe studiuesi shqiptar Bejtullah Destani në bashkëpunim të ngushtë me albanologun Robert Elsie.
Pjesërisht histori e pjesërisht diplomaci “The BalkanWars, British Consular Reports from Macedonia in the Final Years of the Ottoman Empire” është libër mjaft interesant, i cili na fut në analet e historisë dhe të fakteve reale, njëqind vjet të shkuara. Libri, i promovuar në Tetovë me rastin e 101 vjetorit të Pavarësisë dhe 100 vjetorit të Luftërave Ballkanike, vjen në duart e lexuesit njëkohësisht në tri gjuhë; anglisht, shqip dhe maqedonisht. Ky fakt ndihmon në plotësimin e mangësive burimore në studimin e historisë në një vend multietnik siç është Maqedonia, duke ju ndihmuar kështu të gjitha kombësive që jetojnë aty. “The Balkan Wars” për nxjerrjen dhe selektimin e materialeve të të cilit, autorët kanë punuar për shumë vite, sjell mbi 50 raporte politike të diplomatëve britanikë, dërguar Ministrisë së Jashtme Britanike, nga Manastiri dhe Shkupi në periudhën 1912-1914. Varianti original i librit është në gjuhën Angleze. Ai ka rreth 300 faqe dhe është botuar nga shtëpia botuese prestigjioze, tashmë e njohur edhe për publikun shqiptar “I.B.Tauris & Co. Ltd London-New York”.