POSTA FALAS PËR BLERJET MBI 60. -CHF (BRENDA ZVICRËS) NDËRSA JASHTË ZVICRËS POSTA 14.90. -CHF

Luftëtari musliman

CHF9.50

5 stok

Pjesë nga Romani: Një dhomë e ndriçuar me llambë gazi, në dhomë shtatë-tetë vetë, kush me kasketë e kush me kësule, flasin mallëngjyeshëm në mes vete. Kah mëngjesi do të zbresim atje poshtë dhe do ta vendosim pusinë në afërsi të shtëpisë. Mustaqoku i cili gjendej në mesin e tyre, i hapi sytë i habitur. Në sytë e tij qartë i shiheshin damarët e kuq dhe rrudhat e zeza. Ai ishte më i vjetri në mesin e tyre.

Category:

Titulli: Luftëtari musliman
Autorë: Sadik Tekin
Titulli i Origjinalit: Müslüman savaşci
Përktheu: Mr. Metin Izeti
Redaktore: Fatmire Ajdini – Hoxha
Kopertina: Dorlir Kraja
Përgaditi për shtyp: Besart Beqiri
Për botuesin: Bashkim Avdiu
Botues: Sira
Shtypi: Focus Print – Prishtinë

Pjesë nga Romani:

Një dhomë e ndriçuar me llambë gazi, në dhomë shtatë-tetë vetë, kush me kasketë e kush me kësule, flasin mallëngjyeshëm në mes vete. Kah mëngjesi do të zbresim atje poshtë dhe do ta vendosim pusinë në afërsi të shtëpisë. Mustaqoku i cili gjendej në mesin e tyre, i hapi sytë i habitur. Në sytë e tij qartë i shiheshin damarët e kuq dhe rrudhat e zeza. Ai ishte më i vjetri në mesin e tyre.

Ndaluni pak të shohim. Kush prej neve më së miri e di atë vend?

I caktuan dy veta nga mesi i tyre të cilët më së miri e dinin vendin për të vendosur pusinë. Njëri- tjetrit i sqaruan disa gjëra dhe e bënë ndarjen e obligimeve.

A do të vijë edhe Sabriu me ne? Mustaqoku ia lëshoi sytë Sabriut. Jo, Sabriu do të na presë në mal. Prej kasetofonit të vogël që kishin pranë dëgjuan disa këngë argëtuese. Ishin këto këngë me melodi të rëndë. Qeshën, hëngrën, u shanë, mbështollën duhan, pinë e u kollitën. Pastaj u ngritën e i lanë sytë, i veshën çizmet, meqë do të dilnin. Mustaqoku pyeti: A kanë qenë në derë?

Burri i thatë që qëndronte në prag të derës, u përgjigj: Ehë, kanë qenë. Na jep pak mish ti hedhim. Mos të na bëj tela she i panderi.

Tre veta mbetën mbrapa, kurse pesë të tjerët u hipën kuajve, ulën kokat dhe dolën prej derës. Pastaj ua dhanë me të madhe kuajve. Hëna nuk shndriste por në qiell kishte njëfarë drite të bardhë, kështu që pa vështirësi mund të shihnin përpara.

Mustaqoku ecte pas tyre. Për afer një orë arritën. Mustaqoku e ngadalësoi kalin dhe e ngriti dorën. Edhe të tjerët i ngadalësuan. Më në fund të gjithë u ndalën. Mustaqoku u kthye prapa. Gjendeshin në një hapësirë brenda në mal. Me dorë dha shenjë nga drejtimi ku duhej të shkonin.

Pas këtyre drunjve do të shihni shtëpinë. Në këtë rrethinë, siç e dini, nuk ka shtëpi tjetër. Sabriu dhe Xhaferi do të presin këtu. Pas kësaj bisedë nuk ka. Unë sërish do tju sqaroj kush çka do të bëjë. U kthye nga i riu me kasketë e me mustaqe të holla.

Ti do të qëndrosh sipër shtëpisë, dhe do të fshihesh në fund të murit. Do të qëndrosh ashtu që të mos shihesh prej dritares. Unë do të fshihem pas gardhit jashtë në kopsht. Prej aty do të shoh ty edhe derën. Ti pandërprerë do të më shikosh mua. Edhe kiameti në u bëftë, nuk do të lëvizësh. Sidomos në mëngjes do të dalin në nevojtore. Nëse nga dera del vajza, unë do ta ngre dorën lart dhe do ta luaj. Ti arëherë do të afrohesh në skajin e shtëpisë dhe do ta shikosh vajzën. Do ti afrohesh pas shpine dhe do t’ia mbyllësh gojën, a u kuptuam?

I riu lëvizi kokën në shenjë pohimi. Mustaqoku u kthye nga djaloshi shtatlartë. Edhe ti do të fshihesh pas tufës së barit përpara shtëpisë. Kur ky ta kapë vajzën dhe do tia mbyllë …….

Kategoritë

Luftëtari musliman