Lumturohuni, mësime për lumturi që zgjat
CHF14.90
A përsërisni vazhdimisht të njëjtat gabime? A pranoni parashikimet negative që bëni për veten, përpara se t’i provoni? A ndieni se presionet në jetën tuaj po ju shpërqendrojnë nga gjërat e rëndësishme? Lexoni për të zbuluar 120 këshillat motivuese se si të lumturoheni!
Titulli: Lumturohuni, mësime për lumturi që zgjat
Titulli i origjinalit: Get happy: lessons in lasting happiness
Autori: Anthony Gunn
Shqipëroi: David Hudhri
Shtëpia botuese: Minerva
Viti: 2016, Fq. 160
A përsërisni vazhdimisht të njëjtat gabime? A pranoni parashikimet negative që bëni për veten, përpara se t’i provoni? A ndieni se presionet në jetën tuaj po ju shpërqendrojnë nga gjërat e rëndësishme? Lexoni për të zbuluar 120 këshillat motivuese se si të lumturoheni!
Të gjithë mund të biem pre e kurthit të besimit se lumturia është jashtë kontrollit tonë. Shpesh harrojmë se fuqia për të gjetur lumturinë është brenda nesh. Këshillat e thjeshta dhe të drejtpërdrejta të Dr. Anthony Gunn, do t’ju ndihmojnë të gjeni rrugën drejt lumturisë që zgjat. Duke ju treguar se si të reflektoni në mënyra të reja dhe përvojat tuaja personale dhe mjedisin që ju rrethon, këshillat praktike në librin “Lumturohuni”, do t’ju ndriçojnë rrugën drejt lumturisë jetëgjatë.