Lutje detit

CHF15.90

3 stok

Ky libër i autorit bestseller ndërkombëtar Khaled Hosseini është një përgjigje e qartë ndaj krizës së refugjatëve sirianë, frymëzuar nga imazhi që tronditi botën i Alan Kurdit 3-vjeçar, që u gjet i mbytur, pa jetë në brigjet e një nga plazheve të Turqisë.

Titulli: Lutje detit
Titulli origjinalit: Sea prayer
Autor:Khaled Hosseini
Ilustrimet: Dan Williams
Redaktor: Loredan Bubani
Përkthyes: Oriana Tambur
Botues: Luan Pengili

“ Lutje detit” një botim i shumëpritur nga Khaled Hosseini botuar njëkohësisht si në SHBA ashtu edhe në Shqipëri.

Dëshpërim i paimagjinueshëm, – borxhi i Khaled Hosseinit ndaj djalit sirian Alan Kurdi. Një libër për të gjitha moshat, për ata që përpiqen të gjejnë një vend, një strehë pa luftë në botë. Ky tregim poetik i rrëfyer me shumë intensitet dhe pasqyruar aq bukur me imazh, vjen në përkujtim të përvjetorit të tretë të vdekjes së Alan Kurdit 3-vjeçar, trupi i pajetë i të cilit u gjet në një breg të Turqisë.

Familja e Alan Kurdt ishte në mendjen e Hosseinit, kur atij iu kërkua të krijonte diçka e ta lexonte në një event për mbledhjen e fondeve për UNHCR-në në vitin 2017, afër përvjetorit të dytë të vdekjes së Alanit. Hosseini shkroi atë që ai e imagjinonte si një letër të dërguar nga një baba djalit të tij në një situatë të ngjashme.

Vetë Khaledi tregon: “Unë po mendoja për dikë që do të ishte në atë pozitë dhe ndoshta ishte edhe i vetëdijshëm për atë tragjedi… Është një lloj filli përçues që e përshkon këtë rrëfim… Vazhdova të përpiqesha të kuptoj dhimbjen që babai i Alan Kurdit duhej të duronte çdo herë që shihte fotot e djalit të tij të shtrirë në atë plazh të Turqisë”.

Kategoritë

Lutje detit

CHF15.90

Add to Cart