POSTA FALAS PËR BLERJET MBI 100.-CHF (BRENDA ZVICRËS)

Madhëria ime, roman nga Tahsin Pasha

CHF21.90

S’ka stok

Madhëria Ime, është roman i Tahsin Pashës, mikut dhe kutisë sekrete të Sulltan Abdylhamidit… Tahsin Pashai i serialit Kryeqyteti të ndjekur me interes të madh në Turqi dhe në botë, Bahadër Yenishehirlioglu, ka sjellë në roman jetën e harruar të Tahsin Pashës. Perandoria Osmane ishte në një luftë për jetë a vdekje. Objektivat e brendshme dhe të jashtme kishin vetëm një qëllim; të përmbysnin Sundimtarin e Madh Abdylhamidin.

Titulli: Madhëria ime, roman nga Tahsin Pasha
Titulli i origjinalit: Hünkarim
Autor: Bahadır Yenişehirlioğlu
Përkthyes nga Turqishtja: Mejrem Curraj
Redaktor gjuhësor: Besa Bytyqi
Faqosja: Elmedina Braha
Ballina: Fisnik Bytyqi
Botues: Shtëpia Botuese Pena
Formati: me kapak të hollë

Madhëria Ime, është roman i Tahsin Pashës, mikut dhe kutisë sekrete të Sulltan Abdylhamidit… Tahsin Pashai i serialit Kryeqyteti të ndjekur me interes të madh në Turqi dhe në botë, Bahadër Yenishehirlioglu, ka sjellë në roman jetën e harruar të Tahsin Pashës. Perandoria Osmane ishte në një luftë për jetë a vdekje. Objektivat e brendshme dhe të jashtme kishin vetëm një qëllim; të përmbysnin Sundimtarin e Madh Abdylhamidin.

Në rrethin e Sulltan Abdylhamidit nuk ishte asnjë person i vetëm që mund t’i besonte, deri në momentin që gjeti Tahsin Pashën. Tahsin Pasha është një burrë shteti që merr vesh nga dashuria dhe miqësia, është i lidhur me besnikëri të pafundme ndaj shtetit dhe Madhërisë së tij, ka marrë një arsim të mirë dhe edukatë familjare. Besimi i pafund i Madhërisë ndaj Tahsinit me besnikërinë e pafund të Tahsinit ndaj Madhërisë së tij… dhe shoqëria e sekreteve, miqësia dhe vëllazëria që i bënte të gjithë të xhelozonin.

Bastisja e Bankës Osmane, atentati i Yëlldëzit, planet e hartuara në përputhje me ambiciet e sionistëve, ditët që të çojnë deri më 31 Mars dhe lufta epike që këta dy atdhetarë bëjnë për mbijetesën e shtetit dhe të kombit. Bahadër Yenishehirlioglu transmeton në ditët e sotme nga sytë e vetë Tahsin Pashai këtë histori fisnike të jetës. Madhëria ime, me stilin e rrjedhshëm dhe trillimin mjeshtëror të tij, paraqet për lexuesit jetën private dhe luftën politike të Tahsin Pashait, me gjithë transparencën e tij. Dola nga dhoma ime, duke thënë: -“Qoftë e hajrit”. Duhet t’ia përcillja sa më parë këtë lajm Madhërisë sime. Ushtarët që më panë, morën qëndrim gatitu. Fillova të ecja mbi tapetin e kuq.

Çdo herë më emociononte si ditën e parë, dalja para personalitetit që qëndronte pas kësaj dere. Ushtrari hapi derën ngadalë, pasi trokita tre herë. Unë hodha hapin me mirësjellje dhe nderime. Madhëria ime qëndronte i ulur në tavolinën e tij. Vazhdova të ecja. Kur erdha para Sulltanit të Madh, -“Madhëria ime,” – thirra unë.

Mbi Autorin:

Bahadër Yenishehirlioglu Lindi në Akhisar në vitin 1962. Ai u diplomua në Fakultetin e Drejtësisë, të Universitetit Dokuz Eylul, në vitin 1985. Punoi si avokat i pavarur për tridhjetë vjet. Aventura e tij e të shkruarit që fillon me Ustai i Bardhë, Çiraku i Zi, mundësoi arritjen te një numër i madh lexuesish me librat Kerime, Korra e Fundit, Fronti i Dashurisë, Shkretëtira e Dashurisë, Kanavacë, Dielli i Zi dhe Kalë i Drunjtë. Bahadër Yenishehirlioglu, i cili është i martuar dhe baba i dy fëmijëve, shkruan rregullisht në revistën Cins dhe luan personazhin e Tahsin Pashës në serialin e pëlqyer Kryeqyteti/Abdylhamid të ekraneve të TRT-së.

Kategoritë

Madhëria ime, roman nga Tahsin Pasha

CHF21.90