Magjia e urtisë
CHF14.90
Ky libër të mëson rrugën se si ta lironi fuqinë e brendëshme dhe të arrini vetëbesimin dhe kënaqsinë dhe të përmbusheni me energji të re, e cila me të vërtete do ta përtrijë jetën tuaj.
Titulli: Magjia e urtisë
Autor: Daut Demaku
Redaktor: Shyqri Galica
Redaktor gjuhësor: Sulejman Dërmaku
Kopertina: Faton Bajgora
Botues: Shtëpia botuese Botime Artini
Ky libër të mëson rrugën se si ta lironi fuqinë e brendëshme dhe të arrini vetëbesimin dhe kënaqsinë dhe të përmbusheni me energji të re, e cila me të vërtete do ta përtrijë jetën tuaj.
Nëse dëshironi të mësoni se si i ta ndërtoni qetësinë në ju, si të jeni të shëndetshëm, si ta arrini suksesin e plotë, si ta arrini lumturinë në martesë, si të keni harmoni në jetë, si te liroheni nga frika, si ta largoni shqetësimin, si të keni vetëbesim, si ta përballoni dëshpërimin, si ta shmangni nërvozen, si ta mundni vuajtjen, si të liroheni nga kompleksi i vlerës së ultë, si të jeni i veçantë, si ta lironi stresin, si ta vendosni qendrën e paqes në jetë.
Harroni mossukseset dhe dështimet dhe ecni tutje. Në trupin e secilit nga ne, ka energji të mjaftueshme atomike që të shkatërrohet ose ndërtohet i tërë qyteti i New Yorkut si thotë fizika bashkëkohore, e nese kjo është e pamohueshme pse ta kemi kompleksin e vlerës së ultë. Nëse keni fuqi të mjaftueshme që ta shkatërroni qytetin më të madhë në botë atëherë keni fuqi të mjaftueshme që t’i mposhtni të gjitha pengesat në jeten tuaj.
TI VENDOS, TË NDALESH APO TË ECËSH.
Cilën e ke vendos ti?