Manipulimi i emocionit apo tranzioni ( Shqiptar ) në labirint

CHF8.90

1 stok

Shtëpia botuese prestigjioze, LOGOS A, lexuesit shqiptar i sjell një botim sa interesant aq edhe provokues, që flet për disa anomali të shoqërisë shqiptare në Maqedoni, për protagonistët e politikës shqiptare, por edhe për manipulimin me emocionet e hallexhinjve që shpesh besuan edhe verbërisht se do të krijohet një ambient normal, krejt kjo duke abuzuar me pushtetin dhe me imponimin e forcës si mjet për ta ndaluar edhe mendimin ndryshe. Bëhet fjalë për librin me titull “Manipulimi i emocionit apo tranzicioni (shqiptar) në labirint” të autorit Shkëlzen Halimi, i cili me sukses i detekton disa probleme të politikës shqiptare, por edhe të amullisë së shoqërisë shqiptare.

Titulli: Manipulimi i emocionit apo tranzioni ( Shqiptar ) në labirint
Autor: Shkëlzen Halimit
Botues: Logos – A
Biblioteka: Botime të veçanta
Për botuesin: Adnan Ismaili
Kryeredaktorë: Husamedin Abazi
Redaktor biblioteke: Muhamed Jashari
Redaktor artistik dhe dizajni: Edib Agagjyshi
Redaktor teknik: Halil Berisha
Mbikëqyrës i shtypit: Kemal Ismaili
Përgaditja kompjuterike: Focus Pro – Shkup
Shtypi: Focus Print – Shkup

Shtëpia botuese prestigjioze, LOGOS A, lexuesit shqiptar i sjell një botim sa interesant aq edhe provokues, që flet për disa anomali të shoqërisë shqiptare në Maqedoni, për protagonistët e politikës shqiptare, por edhe për manipulimin me emocionet e hallexhinjve që shpesh besuan edhe verbërisht se do të krijohet një ambient normal, krejt kjo duke abuzuar me pushtetin dhe me imponimin e forcës si mjet për ta ndaluar edhe mendimin ndryshe. Bëhet fjalë për librin me titull “Manipulimi i emocionit apo tranzicioni (shqiptar) në labirint” të autorit Shkëlzen Halimi, i cili me sukses i detekton disa probleme të politikës shqiptare, por edhe të amullisë së shoqërisë shqiptare.

Autori konstaton se manipulimi i emocionit është gjëja më e shëmtuar e politikës, pasi përmes këtij manipulimi, në mënyrë të vrazhdë keqpërdoret besimi i qytetarit, i cili vazhdimisht shpreson për një të nesërme më të mirë. Sepse, siç do të thotë edhe linguisti i famshëm amerikan, Naom Chomsky, keqpërdorimi i emocioneve është teknikë klasike që përdoret për të shmangur analizën racionale dhe gjykimin logjik.

Në fakt, vepra “Manipulimi i emocionit apo tranzicioni (shqiptar) në labirint” është një libër që zgjon vetëdijen e lexuesit mbi rrjedhat shoqërore e kulturore në rrethin ku ai jeton dhe vepron.

Libri i lartëpërmendur trajton periudhën post-komuniste apo periudhën e tranzicionit në të cilën kaloi shoqëria shqiptare në Republikën e Maqedonisë (tanimë të Veriut). Nëpërmjet këtij libri publicistik, autori e njofton lexuesin me amullinë politike që ka pllakosur shoqërinë dhe politikën shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Kategoritë

Manipulimi i emocionit apo tranzioni ( Shqiptar ) në labirint