POSTA FALAS PËR BLERJET MBI 100.-CHF (BRENDA ZVICRËS)

Manual i Fikhut Hanefi

CHF17.90

1 stok

Ky është një manual i mirënjohur i jurisprudencës islame. “Bidajeh el – Mubtedi” ka shërbyer, po ashtu, si tekst bazë për veprën “el – Hidajeh” të Imam Merginanit, e cila konsiderohet një nga kryeveprat e shkollës juridike hanefite.

Titulli: Manual i Fikhut Hanefi
Titulli i origjinalit: Bidajeh el – Mubtedi
Autori: Imam Merginani
Përkthyes: Rezart Beka
Redaktoi: Ermir Agaçi
Korrektoi: Arjol Guni
Pajisi me komente: Rezart Beka
Përkujdesja grafike: Erzen Pashaj
Kopertina: Ermir Agaçi
Shtypi: Shtypshkronja West Print
Shtëpia botuese: Qendra Studimore Fetare Erasmus

Ky është një manual i mirënjohur i jurisprudencës islame. “Bidajeh el – Mubtedi” ka shërbyer, po ashtu, si tekst bazë për veprën “el – Hidajeh” të Imam Merginanit, e cila konsiderohet një nga kryeveprat e shkollës juridike hanefite.

Teksti i manualit është pajisur me komente dhe shënime nga Rezart Beka. Komenti ka si synim t’i japë mundësinë lexuesit të orientohet sa më lehtë nëpër tekstin e manualit dhe të formojë një kuptim të saktë mbi të. Qëllimi përfundimtar është t’i jepet lexuesit një tekst i cili përfshin në mënyrë të plotë dhe të renditur çështjet që trajton, pa qenë as tej mase i detajuar dhe as shumë i shkurtër.

Gjuha e përdorur në koment është mbajtur larg toneve polemike dhe shpesh herë në të janë përmendur me respekt edhe mendimet e shkollave të tjera juridike. Libri është i dobishëm si për ata që sapo hedhin hapat e para në fenë islame, ashtu edhe për të gjithë ata që, ndonëse praktikojnë Islamin prej vitesh, ndjejnë mungesën e një teksti i cili do t’u japë mundësinë të organizojnë në mënyrë të renditur dhe të argumentuar saktë dijet që zotërojnë.

Kategoritë

Manual i Fikhut Hanefi

CHF17.90

Add to Cart