Marrëveshja e Mukjes, shansi i bashkimit peng i tradhtisë
CHF17.90
Kuvendi i Mukjes, ose siç u quajt në atë kohë “Lidhja e Mukajt”, për analogji me Lidhjen e Prizrenit (1878), u mblodh në datat 1-2 gusht të vitit 1943, në fund të pushtimit Italian dhe në prag të pushtimit gjerman të Shqiperisë, pra, në një moment kyç të historisë dhe arriti të bashkonte të dy anët antagoniste politike dhe ushtarake të asaj kohe, organizatën e Ballit Kombëtar dhe Këshillin e Peëgjithshëm Nacionalçlirimtar, duke prodhuar Marrëveshjen kombëtare të Mukjes, një nga më të rëndësishmet e më të veçanta në historinë moderne të Shqiperisë.
Titulli: Marrëveshja e Mukjes, shansi i bashkimit pend i tradhtisë
Autori: Dr. Uran Butka
Formati: me kapak të hollë
Recensues: Lefter Nasi
Punimi kompjuterik: Mejreme Butka
Arti grafik: Kleida Maluka
Fotot: Petrit Knuti
Nr. faqe: 240
Përmasat e librit: 135 x 210 x 10 mm
Botuar: Instituti i Studimeve Historike “Lumo Skëndo”
Kuvendi i Mukjes, ose siç u quajt në atë kohë “Lidhja e Mukajt”, për analogji me Lidhjen e Prizrenit (1878), u mblodh në datat 1-2 gusht të vitit 1943, në fund të pushtimit Italian dhe në prag të pushtimit gjerman të Shqiperisë, pra, në një moment kyç të historisë dhe arriti të bashkonte të dy anët antagoniste politike dhe ushtarake të asaj kohe, organizatën e Ballit Kombëtar dhe Këshillin e Peëgjithshëm Nacionalçlirimtar, duke prodhuar Marrëveshjen kombëtare të Mukjes, një nga më të rëndësishmet e më të veçanta në historinë moderne të Shqiperisë.
Marrëveshja e Mukjes lindi si një nevojë për bashkëpunim mbarëkombëtar gjatë Luftës Antifashiste, për vetëmbrojtje e çlirim dhe për një Shqipëri të lirë, demokratike e popullore, siç u vendos atje. Marrëveshja e Mukjes është simbol i bashkimit, por edhe i ndarjes, i kompromisit historik, por edhe i mosmarrëveshjes, i unitetit kombëtar, por edhe i tradhtisë, i shansit historik, por edhe humbjes së këtij shansi, i fjalës së bekuar, por edhe i fjalës së mallkuar (siç u shkrua në atë kohë ), i luftës së përbashkët të të gjithë faktorëve politikë e ushtarakë shqiptarë kundër pushtuesve nazifashistë, por edhe të luftës civile brenda vetes, pas prishjes së Marrëveshjes së Mukjes.