Mbi botën tjetër
CHF9.90
Të gjithë duam të dimë mbi ahiretin dhe jetën në botën tjetër. Të gjithë jemi të interesuar për fundin tonë se si do të jetë i mirë apo i keq. Të gjithë e dëshirojmë xhennetin dhe kemi frikë nga xhehenemi. Ky libër i plotëson më së miri nevojat tona për të marrë përgjigjet e duhura rreth këtyre që thamë më lartë. Për të kuptuar më së miri se si mund të jetë fundi ynë dhe se çfar na pret pas vdekjes, duhet që patjetër të lexohet ky libër. Në të më së miri autori na jep shkaqet e një fundi të mirë. Na e përshkruan ditën e gjykimit me të gjithë emrat dhe etapat e saj. Xhenetin dhe xhehenemin. Ky libër na e bën të qartë që nëse e dëshirojmë fundin si besimtar, duhet të jetojmë si besimtar. Ky libër nuk duhet ti mungojë lexuesit dhe sidomos atyre që janë të interesuar për botën tjetër.
Titulli: Mbi botën tjetër
Autori: Amër Halid
Përktheu: Elmaz Fida
Korrektor: Agim Abazi
Kopertina: Jusuf Saliu
Botoi: Furkan ISM – Shkup
Shtypi: Furkan Print – Shkup
Të gjithë duam të dimë mbi ahiretin dhe jetën në botën tjetër. Të gjithë jemi të interesuar për fundin tonë se si do të jetë i mirë apo i keq. Të gjithë e dëshirojmë xhennetin dhe kemi frikë nga xhehenemi. Ky libër i plotëson më së miri nevojat tona për të marrë përgjigjet e duhura rreth këtyre që thamë më lartë. Për të kuptuar më së miri se si mund të jetë fundi ynë dhe se çfar na pret pas vdekjes, duhet që patjetër të lexohet ky libër. Në të më së miri autori na jep shkaqet e një fundi të mirë. Na e përshkruan ditën e gjykimit me të gjithë emrat dhe etapat e saj. Xhenetin dhe xhehenemin. Ky libër na e bën të qartë që nëse e dëshirojmë fundin si besimtar, duhet të jetojmë si besimtar. Ky libër nuk duhet ti mungojë lexuesit dhe sidomos atyre që janë të interesuar për botën tjetër.
Dijetarët muslimanë thonë se “të garantosh një vdekje si musliman, duhet të jetosh si i devotshëm”. Pra, çështja ka të bëjë me zemrën. Nëse ajo është e devotshme, vdekja do të të vijë si musliman dhe i devotshëm. Nëse dëshiron të dish si do të vdesësh, kontrollo zemrën. Nëse ajo është e mbushur me devotshmëri, dije se vdekja do të vijë e mbarë dhe do të dalësh nga kjo botë si besimtar. Por nëse zemrën nuk e ke të mbushur me devotshmëri dhe, sa herë që je në vetmi, vepron gjynahe dhe vepra të liga, dije se fundi yt nuk do jetë i mirë.
Shumë njerëz në pamjen e jashtme të duken të mirë dhe besimtarë, por në brendësi, në zemër, janë larg devotshmërisë dhe besimit. Sa herë që janë në vetmi dhe nuk i sheh kush, ata veprojnë punët më të liga dhe të poshtra. Unë i bëj thirrje të gjithë të rinjve dhe të rejave që t’i frikësohen Zotit nga veprat e liga që veprojnë. Unë u bëj thirr;e që te distancohen nga gjynahet që i veprojnë në fshehtësi.