Mbi psikikën njerëzore
CHF11.90
E pikërisht në njërën nga esetë e tij më të famshme “Mbi natyrën e psikikës”, të përfshirë në këtë libër ai përshkruan në mënyrë mjeshtërore teorinë e vet të pavdekshme mbi pavetëdijen dhe lidhjet e saj me mendjen e vetëdijshme.
Titulli: Mbi psikikën njerëzore
Origjinali: On the nature of psyche
Autori: Carl Gustav Jung
Shqipëroi: Xhadi Gjana
Arti grafik: Kleida Maluka
Fq. 160
Shtëpia botuese: Plejad
E pikërisht në njërën nga esetë e tij më të famshme “Mbi natyrën e psikikës”, të përfshirë në këtë libër ai përshkruan në mënyrë mjeshtërore teorinë e vet të pavdekshme mbi pavetëdijen dhe lidhjet e saj me mendjen e vetëdijshme.
Ndërsa në esenë tjetër të mrekullueshme “Mbi energjinë psikike”, ai mbron dhe interpreton teorinë e libidos, një tjetër gur themeli në ndërtesën madhështore të veprave që ai i la psikologjisë dhe një faktor kyç që shërbeu për ndarjen e madhe nga Frojdi. Ndaj, për këdo që do të kuptojë sa më thellë botëkuptimin jungian, ky libër është një domosdoshmëri.
Carl Gustav Jung (1875-1961), themelues i shkollës analitike të psikologjisë dhe zhvillues i një teorie të re e radikale mbi pavetëdijen. Zbulimi i Jungut mbi “pavetëdijen kolektive”, një trashëgimi e përbashkët psikike e gjithë njerëzimit, arriti të transformojë jo vetëm kuptimin tonë mbi qenien njerëzore, por edhe mënyrën e interpretimit të botës.
Koment nga Hermann Hesse
“Pas Frojdit, asnjë psikiatër i kohëve të sotme nuk na ka dhënë një këndvështrim më të thellë mbi natyrën e psikikës njerëzore se sa Jungu.”