Mbrëmë i Pëshpërita një Ylli
CHF22.90
Një ylli të fshehtën time për ty, ia pëshpërita mbrëmë: “Dhuroja – thashë – qenien time kësaj lulexhixhe – hënës”…
Autori: Jalal ad-Din Muhamma Rumi
Përkthyesi: Riza Lahi
Botoi: Shtëpia botuese “Fan Noli”
Nr. i faqeve: 308
Një ylli të fshehtën time për ty,
ia pëshpërita mbrëmë:
“Dhuroja – thashë – qenien time
kësaj lulexhixhe – hënës”.
“Dhe atij që i bën shkëmbinjtë flori
me gjakun në flakë
-Diellit – të fshehtën time ia thuaj,
ylli i largët”.
I shqeva këmishën time yllit:
“Shihma plagën pak
Është verë nga i dashuruari … Oh,
s’është verë, por gjak”.
Të qetësohej e përkunda këtë fëmijë
– zemrën time;
Ajo donte një ninullë të flinte
me ëndërrime.
Që të mos qajë kjo foshnjë – zemër,
jepni pak qumësht të freskët
O ju, që ndihmoni çdo çast qindra
e qindra të pashpresë.
Veç sa për të hequr zjarrminë,
nuk fle asnjë çast më tepër
Një kupë… Njëzë…
… Dhe më zbehen sytë e mekur.