POSTA FALAS PËR BLERJET MBI 100.-CHF (BRENDA ZVICRËS)

Mburoja e Muslimanit

CHF4.00

829 stok

Ky liber është përgatitur për çdo mysliman që ka dëshirë që të pajiset me cilësitë, që ka urdhëruar Allahu dhe i Dërguari i Tij. Titulli i librit në gjuhën arabe “Hisnul Muslim” ka kuptimin: “Mburojë shpirtërore dhe morale e myslimanit nga rreziqet që i dalin gjatë jetës së tij.”
Broshura ka fituar një emër të madh anekënd botës. Ajo është ribotuar me dhjetëra herë, me miliona ekzemplarë. Kohët e fundit është përkthyer në anglisht, urdu, frëngjishte etj.

Titulli: Mburoja e myslimanit me lutjet e Kuranit dhe sunetit
Autorë: Send el Kahtani
Përktheu: Fahrudin Rexhepi
Përgaditi për shtyp: Bashkim Avdiu
Botues: Fondacioni i Rinisë Islame

Lexues të nderuar!
Ky liber është përgatitur për çdo mysliman që ka dëshirë që të pajiset me cilësitë, që ka urdhëruar Allahu dhe i Dërguari i Tij. Titulli i librit në gjuhën arabe “Hisnul Muslim” ka kuptimin: “Mburojë shpirtërore dhe morale e myslimanit nga rreziqet që i dalin gjatë jetës së tij.”
Broshura ka fituar një emër të madh anekënd botës. Ajo është ribotuar me dhjetëra herë, me miliona ekzemplarë. Kohët e fundit është përkthyer në anglisht, urdu, frëngjishte etj.
Lexues i nderuar! Pa dyshim, si çdo gjuhë tjetër, edhe gjuha arabe ka veçoritë e saj. Prandaj do të këshillonim që, ai që bën përpjekje për të mësuar lutje ose ajete të Kuranit në gjuhën arabe, të pyeste ndonjë që e njeh arabishten për mënyrën e shqiptimit etj.

I lutemi Allahut të Madhëruar që kjo vepër e thjeshtë, të jetë për hir të Tij e të na shërbejë në të dyja botët. I lutemi Allahut që kjo broshurë t’i bëjë dobi çdokujt, që e lexon, e mëson dhe e shpërndan atë.

Kategoritë

Mburoja e Muslimanit