Me Emrin Tënd jetojmë

CHF19.00

10 in stock

Numri i emrave të All-llahut që janë trajtuar në këtë libër është tridhjetë. Në çdo temë është trajtuar një nga emrat e All-llahut të Madhërishëm. Të gjithë emrat, janë emra të përmendur në Kur’an. Në secilën temë autori flet rreth një emri, ndikimin e tij në jetën e muslimanit, ndikimin e tij në shoqëri dhe si manifestohet ai në jetën tonë në përgjithësi. Përmend, gjithashtu, si t’i përjetojmë emrat e tillë, si: Furnizuesi, Pranuesi i pendimit, i Drejti, Krenari… Sqaron si t’i lidhim këta emra me jetën dhe aktualitetin tonë.

Categories: , Tags: , , ,

Titulli: Me Emrin Tënd jetojmë
Autor: Amër Halid
Përkthyes: Elmaz Fida
Numri i faqeve: 296
Formati: B5
Botues: “Furkan ISM” Shkupi

Kjo e bën edhe më të veçantë këtë botim.

Numri i emrave të All-llahut që janë trajtuar në këtë libër është tridhjetë. Në çdo temë është trajtuar një nga emrat e All-llahut të Madhërishëm. Të gjithë emrat, janë emra të përmendur në Kur’an. Në secilën temë autori flet rreth një emri, ndikimin e tij në jetën e muslimanit, ndikimin e tij në shoqëri dhe si manifestohet ai në jetën tonë në përgjithësi. Përmend, gjithashtu, si t’i përjetojmë emrat e tillë, si: Furnizuesi, Pranuesi i pendimit, i Drejti, Krenari… Sqaron si t’i lidhim këta emra me jetën dhe aktualitetin tonë.

Pyetjes pse pikërisht është zgjedhur të flitet mbi emrat e bukur të Zotit të Madhërishëm, autori Amër Halid i përgjigjet kështu: “Qëllimin tonë me këta tema, do e përmbledhim në dy fjalë: “Njohjen e Zotit”. Qëllimi ynë është që ta njohim më mirë Zotin tonë. Nëse do e njohësh Zotin, do e duash Atë. Është e pamundur që ta njohësh Zotin dhe të mos e duash. Nëse do e njohësh, do t’i bindesh. Nëse do e njohësh, do të kërkosh kënaqësinë e Tij. Nëse do e njohësh, do të ndjesh mall për Xhennetin e Tij. Nëse do e njohësh, do të rrjedhin lotë nga malli për ta takuar. Shumë njerëz kanë frikë nga vdekja, ndërsa ti e dëshiron, pasi të takon me Zotin e Madhërishëm. Nëse do e njihje, do të shkriheshe nga malli për Të. Nëse do e njihje, ëmbëlsia që të fal adhurimi dhe bindja e Tij, do të dukej më e ëmbël se mjalti. Nëse do e njihje, nuk do të pranoje të veproje asgjë që e zemëron Atë”.

Tridhjetë temat e këtij libri autori i ka përmbledhur në një fjalë: “Njohja e Zotit”. Nuk ka gjë më të madhe dhe më madhështore se kaq që të thuhet. Besimtari i vërtetë dhe i sinqertë nuk do të kërkon të fiton Xhennetin, veçse pasi ta ketë njohur Zotin e Madhërishëm; nuk do të frikësohet nga ndëshkimi i Tij, veçse pasi ta ketë njohur Atë; nuk do të kërkon të arrinë kënaqësinë e Tij, veçse pasi ta njohë Madhështinë e Tij; nuk do të mund të falet, agjërojë, kryejë Haxhxhin, japë lëmoshë…, veçse pasi ta ketë njohur…
Të githa këto autori i përmbledh në një fjali: “Nëse e njeh Urdhëruesin, i pranon lehtë urdhërat”.

Kategoritë

Me Emrin Tënd jetojmë

CHF19.00

Add to cart