Meditimi rreth Universit, Njeriut dhe Kuranit

CHF6.90

1 in stock

Rezultati që arrin mendja gjatë meditimit rreth njeriut, universit dhe Kuranit Fisnik, që luan rolin e një pasqyre ku reflektohen të vërtetat që gjenden tek njeriu dhe universi, është si xeherori bruto që nxirret nga toka. Zemra është ajo që e shndërron këtë xeherorë në gjendje të përpunuar.

Titulli: Meditimi rreth Universit, Njeriut dhe Kuranit
Autor: Osman Nuri Topbash
Përktheu: Ermal Nurja
Drejtor: Albert Halili
Redaktor: Zija Vukaj, Alban Kali
Dizajni: Bledar Xama
Botues: Progresi Botime

Rezultati që arrin mendja gjatë meditimit rreth njeriut, universit dhe Kuranit Fisnik, që luan rolin e një pasqyre ku reflektohen të vërtetat që gjenden tek njeriu dhe universi, është si xeherori bruto që nxirret nga toka. Zemra është ajo që e shndërron këtë xeherorë në gjendje të përpunuar.

Zemra është qendra e ndjenjave. Funksioni i zemrës siguron perceptimin e plotë së të vërtetës absolute nëpërmjet unifikimit të argumenteve që parashtron mendja, ashtu siç do të ngjante kur krijojmë formën e parë që ka pasur një vazo e thyer në copa të ndryshme duke i mbledhur copat e saja. Mbërritja e plotë tek e vërteta dhe e mira kushtëzohet nga edukimi i mendjes nëpërmjet vahjit dhe ndërhyrjes së një zemre të plotë me besim në ato pika që mendja nuk mbërrin dot. Kjo bën që mendja ta kompensojë mangësinë e saj duke iu dorëzuar zemrës, sepse fuqia e mendjes është e kufizuar sic janë edhe organet e tjera të trupit.

Kategoritë

Meditimi rreth Universit, Njeriut dhe Kuranit