Mësim i Fesë Islame për Fëmijë (për moshën 7-8 vjeç)
CHF7.90
Lavdërimet i takojnë Allahut, Atij që i mësoi njeriut të shkruajë me penë, i mësoi njeriut atë që nuk e dinte. Bekimet dhe paqja e Allahut qofshin mbi Profetin fisnik, që nuk dinte shkrim e lexim, dhe të cilin Allahu i Lartësuar e dërgoi për të nxjerrë njerëzit nga errësirat në dritë. Teuhidi, ose ndryshe Njësimi i Zotit të Madhëruar, është detyrimi më madh i njeriut në këtë jetë, ndaj dhe kjo dije është dija më fisnike dhe më e mira ndër dijet.
Lavdërimet i takojnë Allahut, Atij që i mësoi njeriut të shkruajë me penë, i mësoi njeriut atë që nuk e dinte. Bekimet dhe paqja e Allahut qofshin mbi Profetin fisnik, që nuk dinte shkrim e lexim, dhe të cilin Allahu i Lartësuar e dërgoi për të nxjerrë njerëzit nga errësirat në dritë. Teuhidi, ose ndryshe Njësimi i Zotit të Madhëruar, është detyrimi më madh i njeriut në këtë jetë, ndaj dhe kjo dije është dija më fisnike dhe më e mira ndër dijet. Mbi dijen e Teuhidit qëndrojnë të gjitha veprat e njeriut, kjo dije është peshorja që vlerëson saktësinë e një vepre dhe pranimin ose refuzimin e saj tek Zoti. Nevoja që ka njeriu për këtë dije, qëndron mbi çdo nevojë tjetër, sepse zemrat mund të marrin jetë, mund të ndiejnë kënaqësi dhe qetësi, vetëm duke njohur Zotin e tyre, të Adhuruarin dhe Krijuesin e tyre, dhe kjo, me anë të emrave, cilësive dhe veprave të Tij madhështore. Po kështu, njohja e mirë e fesë dhe e mënyrës se si kryhen adhurimet, siç janë abdesi dhe namazi, është një nga shenjat e lumturisë së njeriut dhe një nga shenjat se Allahu i Madhëruar ia do të mirën njeriut. I Dërguari i Zotit (alejhi salatu ue selam) ka thënë: “Atij që Allahu ia do të mirën, ia mëson dhe ia bën të kuptueshme fenë.”1 Duke marrë për pikënisje këto arsye që përmendëm, e pamë të domosdoshme që t’iu paraqesim muslimanëve, prindër, mësues dhe edukatorë, këto mësime ku përfshihen njohja e Zotit dhe mësimi i fesë, në përshtatje me moshën e fëmijëve, që ata kanë nën kujdes.