POSTA FALAS PËR BLERJET MBI 100.-CHF (BRENDA ZVICRËS)

Mevludi

CHF5.90

S’ka stok

Fjala mevlud” a “mevlid” do të thotë ‘’lindje” dhe ka të bëjë me lindjen e të Dërguarit të fundit të Allahut të Madhërishëm, Muhamedit, bekimi dhe paqja qofshin mbit të.

Titulli: Mevludi
Autor: Tahir Efendi Popova
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës
Shtëpia botuese “Dituria Islame”
Transkriptoi dhe përshtati: H. Sherif Ahmeti
Përgaditi për botim: Ramadan Shkodra
Redaktor: Mr. Qemajl Morina
Korrektor: Hajrullah Hoxha
Ballina: Bashkim Mehani
Operator kompjuterik: Nuhi Simnica
Shtypi: “Siprint” – Prishtinë

Fjala mevlud” a “mevlid” do të thotë ‘’lindje” dhe ka të bëjë me lindjen e të Dërguarit të fundit të Allahut të Madhërishëm, Muhamedit, bekimi dhe paqja qofshin mbit të.

Mevludi si tekst është një vepër artistike fetare e rradhitur në vargje, në të cilat janë përshkruar gjerësisht lindja, virtytet dhe meritat e Muhamedit a.s., me të cilat e dalloi Allahu xh.sh. dhe e bëri të pavdekshëm emrin dhe veprën e tij. Mevludi është një përmbledhje lëvdatash kushtuar njeriut më të madh të të gjitha kohëve, Muhamedit a.s., të cilin Vetë Krijuesi i Gjithësisë e lavdëroi dhe i çmoi lart meritat për njerëzimin, në shumë ajete kuranore:

“Me të vërtetë ti (Muhamed) je me moral të lartë” (FL Kalem, 4).
“Ne ta kemi ngritur (lart) të përmendurit (emrin) tënd”. (El-Inshirah, 4).
“Ne nuk të kemi dërguar tjetër përveçse mëshirë për botët”. (El-Enbija, 107).

Vlerësimiet e tilla të larta për Muhamedin a.s. në Kuran, dhe sjelljet e veprimet e tij njerëzore, u bënë burim i pashterrshëm frymëzimi i shumë njerëzve, të cilët shkruan vepra të çmueshme për jetën dhe veprën e tij si në prozë dhe poezi.

Përmbajtja:

Mevludi
Udhëzim i shkurtër për këndimin e Mevludit
Rëndësia e Mevludit
Duaja e Mevludit
Disa fjalë për mevludin si tekst dhe manifestim
Kremtimi i Mevludit
Vlerësimet për Mevludin
Fjalorth i shprehjeve të panjohura

Kategoritë

Mevludi

CHF5.90