Mikenët = Pellazgët: Greqia ose zgjidhja e një enigme

CHF21.90

3 in stock

Kjo vepër e re përfundon atë se çfarë Arefi shkrujti në veprën “Shqipëria (Historia dhe gjuha) ose odisea e pabesueshme e një populli parahelen”. Këtë herë ai e përzmadhon pamjen e saj dhe nxjerr nocione etnike, të cilat na i bëjnë të ditura burimet e lashta në lidhje me botën e lashtë ballkanike.

Titulli: Mikenët = Pellazgët: Greqia ose zgjidhja e një enigme
Titulli i origjinalit: Grece (Myceniens=Pelasges) ou la solution d’une enigme
Autori: Mathieu Aref
Shqipëroi: Iliriana Angoni
Arti grafik: Agron Sejamini
Shtëpia botuese: Plejad
Viti: 2008
Fq. 608

Kjo vepër e re përfundon atë se çfarë Arefi shkrujti në veprën “Shqipëria (Historia dhe gjuha) ose odisea e pabesueshme e një populli parahelen”. Këtë herë ai e përzmadhon pamjen e saj dhe nxjerr nocione etnike, të cilat na i bëjnë të ditura burimet e lashta në lidhje me botën e lashtë ballkanike.

Këtyre pellazgëve, kaq e vështirë për t’u ravijëzuar edhe kur prania e tyre ka qenë e pohuar në shumë vise të botës antike, Aref Mati kërkon t’u japë një identitet. Duke u nisur nga një pohim i prerë i Herodotit se ishin barbarë ose më saktë “barbarofonë”, dmth. Individë që flisnin një gjuhë ndryshe nga gjuha greke , ai propozon t’i identifikojmë me ilirët e antikitetit dhe të kërkojmë gjurmët ndër pasardhësit e tyre të ditëve të sotme: shqiptarët.

Ai vetë është me zanafillë shqiptare dhe duke njohur në mënyrë të përkryer këtë gjuhë, Aref Mati zbraz të gjithë pasionin dhe njohuritë e tij në lidhje me këtë anketim: kjo mund të duket ikonoklaste, por nuk mungojnë pararendës të shquar të rivënies në diskutim të vizionit të zakonshëm të helenizmit- që nga K.O. Muller deri te M.I. Finley dhe Ferdinand Braudel, të cilët të gjithë kanë pyetur veten për këta parahelenë, të cilëve Greqia e Perikliut u detyrohet kaq shumë.

Pa dyshim, duke u marrë me një çështje të tillë, gjithçka mund të jetë e diskutueshme, gjithçka duhet të diskutohet- dhe hipotezat e parashtruara nga autori nuk i shpëtojnë këtij rregulli thelbësor të përçapjes shkencore. Por është mirë ta përballim veten me këtë rrezik për të mos qenë ndonjëherë veçse në gjumë dogmatik.

Një vepër si “Athina e Zezë” na ftonte para disa vitesh për të hedhur një vështrim drejt jugut, për të kuptuar zanafillën e botës greke: ja një libër, i cili na fton që të mos shpërfillim veriun dhe ilirët në një proces të ndërthurur, i cili bëri të mundur shfaqjen e qytetërimit grek që ne njohim.

Kategoritë

Mikenët = Pellazgët: Greqia ose zgjidhja e një enigme

CHF21.90

Add to cart