Misteri i shpirtit
CHF7.90
Tema e këtij shqyrtimi: natyra, qenia dhe gjendja e shpirtit të njeriut, ka tërhequr dhe tërheq njerëzit e të gjitha moshave, besimeve dhe rrugëve të jetës. Personalisht kam qenë jashtëzakonisht i interesuar për të kuptuarit e drejtë të misterit të shpirtit të njeriut. Pasi që pranova Islamin, dëshira ime që të njoftohem me të vërtetën mbi shpirtin rritej gjithnjë e më shumë.
Titulli: Misteri i shpirtit
Autor: Mustafa Kanadi
Përkthyes nga boshnjakishtja: Agim Abazi
Lekturoi: Fatmire Ajdini – Hoxha
Faqosja: Furkan ISM
Kopertina: Jusuf Saliu
Shtypi: Furkan Print – Shkup
Botues: Shtëpia botuese Furkan ISM
Tema e këtij shqyrtimi: natyra, qenia dhe gjendja e shpirtit të njeriut, ka tërhequr dhe tërheq njerëzit e të gjitha moshave, besimeve dhe rrugëve të jetës. Personalisht kam qenë jashtëzakonisht i interesuar për të kuptuarit e drejtë të misterit të shpirtit të njeriut. Pasi që pranova Islamin, dëshira ime që të njoftohem me të vërtetën mbi shpirtin rritej gjithnjë e më shumë.
Për të arritur deri te përfundimet e padyshimta, të besueshme mbi shpirtin, është e nevojshme që me vëmendje të lexohen dhe analizohen materialet disponuese, si dhe të vlerësohen sipas kriterit të lartë, që ka rëndësi të jashtëzakonshme sepse çështja ka të bëjë drejtpërdrejt me akiden (besimin dhe bindjet lidhur me çështjet e fesë).
Jam i bindur se Islami, religjioni i vetëm i shpallur plotësisht i ruajtur, ofron përgjigje të drejta për pyetjet që kanë të bëjnë me shpirtin e njeriut. Kjo bindje më nxiti të shkruaj një shqyrtim për këtë formë më të çuditshme dhe tejet enigmatike. Shpresoj se kjo do t’i sjellë dobi lexuesit, si dhe të dhëna të cilat shpiejnë për përsiatje, pa marrë parasysh animet shpirtërore të lexuesit.