Mjekësia e Muhamedit a.s.
CHF9.50
Çdo musliman është i obliguar t’i afrohet Allahut të Lartësuar aq sa është e mundur, të harxhojë energjinë e tij ne respektimin e urdhrave të Tij, t’i nënshtrohet Atij, dhe ta shfrytëzon atë që ka ne mënyrën sa më të mirë. Të jeshë i suksesshëm gjatë afrimit tek Allahu do të thotë të punosh atë që është e urdhëruar dhe të largohesh nga ajo që është e ndaluar si dhe të luftosh për atë nga e cila njerëzimi do të ketë dobi dhe që do të mbrojë shëndetin dhe shërojë sëmundjet, sepse shëndeti i mirë është i domosdoshëm për t’u plotësuar obligimet fetare.
Titulli: Mjekësia e Muhamedit a.s.
Autor: Xhelaludin Abdurrahman es-Sujuti
Titulli i origjinalit: Et Tibbu En Nebevij
Tituli në gjuhën boshnjake: Vjerovesnikova medicina
Përktheu nga gjuha boshnjake: Muhamed Bajrami
Recenzoi: Enes Shehu
Lekturoi: Agim Abazi
Çdo musliman është i obliguar t’i afrohet Allahut të Lartësuar aq sa është e mundur, të harxhojë energjinë e tij ne respektimin e urdhrave të Tij, t’i nënshtrohet Atij, dhe ta shfrytëzon atë që ka ne mënyrën sa më të mirë. Të jeshë i suksesshëm gjatë afrimit tek Allahu do të thotë të punosh atë që është e urdhëruar dhe të largohesh nga ajo që është e ndaluar si dhe të luftosh për atë nga e cila njerëzimi do të ketë dobi dhe që do të mbrojë shëndetin dhe shërojë sëmundjet, sepse shëndeti i mirë është i domosdoshëm për t’u plotësuar obligimet fetare.
Vërtet jam mbështetur te Allahu, subhanehu ve teala, kur i kam mbledhur thëniet e urta të Pejgamberit, salallahu alejhi ve selem, që i përkasin mjekësisë. Tërë ajo që është e nevojshme për të ruajtur shëndetin e mirë dhe tërë ajo që e dëmton shëndetin e mirë mund të gjendet në këtë libër. Kërkoj ndihmë nga Allahu, qëllimi im është lavdia dhe kënaqësia e Tij. Ai është rnbështetja ime, më i Miri nga të gjithë mbrojtësit. Nuk ka fuqi dhe forcë siç është fugia dhe forca e Allahut të Dashur dhe Urtë.