Mjekimi i zemrës dhe i shpirtit
CHF25.00
Ne jetojmë në kohën në të cilën shkenca ka përparuar shumë dhe ka sjellë shumë mjete të jetës urbane e të rehatshme. Garat në përparim nuk po ndalen, kështu që çdo ditë fitojmë diçka të re. Prej kësaj buroi gara tjetër e re – njeriu përpiqet që të grumbullojë mjete bashkëkohore dhe të ketë dobi prej tyre. Por si të arrihet kjo kur risitë nuk kanë të ndalur? Garën e prodhimit e përcjell gara e konsumimit. Njeriu ka arritur në gjendjen e dëshirës së madhe për risi, kështu që edhe prodhuesi edhe konsumuesi kanë dëshirë të madhe e të barabartë ndaj risive. Është e çuditshme se të dy palët nuk mund të ndalen e të pushojnë. Krahas me garën në shkencë, po rritet edhe numri i të sëmurëve si dhe paraqitja e sëmundjeve të reja, që tregon se ky është produkt i përparimit urbanistik. Laboratorët dhe qarqet shëndetësore kanë shpejtuar për të gjetur një ilaç kundër sëmundjes së re, që i futi në llojin e ri të garës.
Titulli: Mjekimi i zemrës dhe i shpirtit
Autorë: Ibën Kajim El-Xheuzije
Përktheu nga Boshnjakishtja: Agim Avdiu
Kryeredaktorë: Rafet Zaimi
Redaktorë profesional: Metush Memedi
Redaktorë gjuhësorë: Ermal Bega
Redaktorë teknik: Suhejb Xhemaili
Botues: Bekir Halimi, Shtëpia Botuese Nun
Ne jetojmë në kohën në të cilën shkenca ka përparuar shumë dhe ka sjellë shumë mjete të jetës urbane e të rehatshme. Garat në përparim nuk po ndalen, kështu që çdo ditë fitojmë diçka të re. Prej kësaj buroi gara tjetër e re – njeriu përpiqet që të grumbullojë mjete bashkëkohore dhe të ketë dobi prej tyre. Por si të arrihet kjo kur risitë nuk kanë të ndalur? Garën e prodhimit e përcjell gara e konsumimit. Njeriu ka arritur në gjendjen e dëshirës së madhe për risi, kështu që edhe prodhuesi edhe konsumuesi kanë dëshirë të madhe e të barabartë ndaj risive. Është e çuditshme se të dy palët nuk mund të ndalen e të pushojnë. Krahas me garën në shkencë, po rritet edhe numri i të sëmurëve si dhe paraqitja e sëmundjeve të reja, që tregon se ky është produkt i përparimit urbanistik. Laboratorët dhe qarqet shëndetësore kanë shpejtuar për të gjetur një ilaç kundër sëmundjes së re, që i futi në llojin e ri të garës.
Është shtuar numri i sëmundjeve të zemrës si dhe llojet e tyre. Përqindja e të sëmurëve është rritur duke arritur shifra tmerruese. Kjo është gjendja e njeriut të sotëm. Ne do të fokusohemi në sëmundjet e zemrës, sepse ajo është qendra e njeriut. Zemra është një copë mishi. Nëse ajo është mirë, do të jetë mirë i gjithë trupi, por nëse ajo prishet, do të prishet i gjithë trupi. Ndikimi i saj arrin te të gjitha pjesët e trupit. Është shtuar numri i doktorëve dhe këshilltarëve të zemrave, është shtuar numri i ilaçeve, janë kryer operacione në të – kjo yetëm sa ka zbutur dhembjet.
Kjo është gjendja e sotme e zemrës. Njeriu ka edhe një zemër tjetër të padukshme, e cila nuk është më pak e rëndësishme se muskuli i zemrës për të cilën u fol. Ajo është zemra të cilës i drejtohet Kur’ani dhe ai flet për të në shumë ajete: Nëse dëmtimi i zemrës së parë na çon drejt vdekjes, pra humbjes së jetës së dunjasë, atëherë dëmtimi i zemrës tjetër çon në shkatërrimin e plotë të njeriut – të humbjes së dunjasë dhe ahiretit. Kur’ani për të thotë: “…e kështu humbasin këtë botë dhe tjetrën. Pikërisht kjo është humbja e qartë.” (El-Haxh, 11)
Prej këtu buron rëndësia për të folur edhe për zemrën tjetër e cila nuk është e dukshme. Problem i madh është se pronari i saj nuk e ndjen sëmundjen, sepse nuk ekzistojnë simptomat që paraqiten në trup, siç është rasti me zemrën e parë. Për këtë shkak, për shumë kohë nuk mund të zbulohet ndonjë sëmundje.
Dijetarët e kanë obligim që të japin kontributin e tyre në përhapjen e vetëdijesimit shëndetësor dhe në arsimimin e njerëzve në këtë fushë, me qëllim që të zbulojnë problemin dhe të ndalojnë të papriturat. Dijetarët tanë e kanë bërë këtë. Nëse mjekët për këtë sëmundje në kohën tonë janë të paktë në numër, atëherë klinikat e vjetra gjithmonë janë me dyer të hapura. Ato japin receta dhe shërojnë vizitorët e tyre. Atij që dëshiron, i bëjnë kontrollimin e përgjithshëm pa kompensim, duke synuar fytyrën e Allahut. Ata i ofrojnë njeriut paralajmërimet me qëllim që të kujdeset më shumë për veten.
Do të përmendim këtu disa prej këtyre “klinikave”: Klinika e Hasan el-Basriut, klinika e Harith el-Muhasibiut, klinika e Xhunejdit, klinika e Gazzaliut, Allahu i mëshiroftë dhe i shpërbleftë me bollëk. Ibën Kajimi, Allahu e mëshiroftë, është njëri prej autoriteteve të njohura në këtë fushë, të cilit i është dëshmuar përvoja, profesionalizmi dhe dituria. Do të ishte mirë që të ndalemi te dera e tij dhe të përfitojmë nga dituria dhe përvoja e tij.
Kjo na nxiti që ta kemi vëmendjen për këtë temë dhe në botimine këtij libri, duke shpresuar se Allahu i Lartësuar do t’i bëjë veprat tona të sinqerta për hir të Tij. Vërtetë Ai është më i miri prej të cilëve kërkohet. Pagja dhe bekimet qofshin mbi të parin tonë, Muhammedin (sal-lallahu alejhi ue sellem), mbi familjen dhe mbi sahabët e tij.