Morali i Biznesit dhe tregtisë në 40 Hadithe

CHF11.90

S’ka stok

Ky libër përbëhet nga 40 hadithe lidhur me moralin e biznesit dhe tregtisë, të përcjella nga i Dërguari Fisnik (a.s.) si dhe nga shpjegimet lidhur me to. Veç kësaj, në kuadër të shpjegimit janë dhënë edhe rreth njëqind e dhjetë hadithe që kanë lidhje drejtpërdrejt ose tërthorazi me temën.

Titulli: Morali i Biznesit dhe tregtisë në 40 Hadithe
Autor: Prof. Dr. Zekeriya Güler
Përgatiti për botim: Mehdi Gurra
Përktheu: Rubin Hoxha
Redaktoi: Petrit Bezhani
Përkujdesja grafike: Ludi Cami
Bordi Botues – Alsar
Mehdi Gurra-Kryetar bordi
Sajmir Rusheku-Teolog
Prof.Dr. Zyhdi Dervishi-Sociolog
Prof.Dr. Luan Malltezi-Historian
Dr.Abaz Hado-“Mjeshtërj Madh”
Shaban Murati-“Mjeshtërj Madh”
Sherif Delvina-Historian

Ky libër përbëhet nga 40 hadithe lidhur me moralin e biznesit dhe tregtisë, të përcjella nga i Dërguari Fisnik (a.s.) si dhe nga shpjegimet lidhur me to. Veç kësaj, në kuadër të shpjegimit janë dhënë edhe rreth njëqind e dhjetë hadithe që kanë lidhje drejtpërdrejt ose tërthorazi me temën.

Siç dihet, prona dhe pasuria që i Madhi Zot e ka falur prej zotërimit të Tij, kryesisht fitohet përmes tregtisë. Tregti është shkëmbimi i një malli me një vlerë të caktuar me një vlerë monetare ose me një tjetër mall me vlerë. Si rezultat i këtij shkëmbimi arrihet fitimi i riskut.

Kur’ani Fisnik i paralajmëron ata që fitimin tokësor e shohin si synim të vetëm, i dënon ata të cilët ndërkohë që përfitojnë nga çfarë u ka rënë për hise nga kjo botë kalimtare ose, thënë ndryshe, e shfrytëzojnë si “pushtet tokësor” kapitalin e tyre dhe e harrojnë Ditën e Llogarisë e jetën e amëshuar duke u përjashtuar nga të mirat përjetshme e duke merituar dënimin, shpall se në jeten

e amëshuar nuk do të ketë pazarllëk dhe, nga ana tjetër,  thekson se Zoti i ka blerë shpirtrat e pasurinë e atyre që përpiqen në rrugën e Ty kundrejt parajsës dhe i përgëzon ata për këtë tregti që kane bërë.

Kategoritë

Morali i Biznesit dhe tregtisë në 40 Hadithe

CHF11.90