POSTA FALAS PËR BLERJET MBI 100.-CHF (BRENDA ZVICRËS)

Morali i dijetarëve

CHF6.00

9 stok

Tema rreth moralit të lartë është me rëndësi të madhe dhe një çështje madhështore. Umeti Islam sot më shumë se kurrë ka nevojë për këtë moral, ne një kohë kur mbizotëron materializmi që i ka pushtuar mendjet e njerëzve, duke u bërë ky moral qëllimi kryesor te i cili shpejtojnë të gjithë për ta arritur kënaqësinë dhe lumturinë e kësaj bote, edhe pse është një mjet i kufizuar me moral të lartë dhe me vepra të mira.

Category:

Titulli: Morali i dijetarëve
Autor: Muhamed ibnul Husejn el-Axhurrij
Përktheu nga arabishtja: Bledar Breshta
Lektor: Agim Avdiu
Redaktura teknike: Muhamed Bajrami
Shtëpia botuese: “Orienti”
Botues: Muhamed Bajrami

Tema rreth moralit të lartë është me rëndësi të madhe dhe një çështje madhështore. Umeti Islam sot më shumë se kurrë ka nevojë për këtë moral, ne një kohë kur mbizotëron materializmi që i ka pushtuar mendjet e njerëzve, duke u bërë ky moral qëllimi kryesor te i cili shpejtojnë të gjithë për ta arritur kënaqësinë dhe lumturinë e kësaj bote, edhe pse është një mjet i kufizuar me moral të lartë dhe me vepra të mira.

Dituria e moralit është një pjesë e urtësisë praktike. Ashtu siç duhet t’i njohim virtytet e larta dhe mënyrën e manifestimit të tyre, njëkohësisht duhet ta njohim edhe moralin e prishur dhe mënyrat se si të ruhemi prej tij. Burimi i moralit të lartë është nënshtrimi ndaj Allahut, vendosmëria e lartë dhe pastrimi i shpirtit, ndërsa burimi i moralit të ulët është mendjemadhësia, nënçmimi dhe poshtërimi.

Përmbajtja e librit: Përmendja e haditheve dhe e gjurmëve autentike në lidhje me vlerën e dijetarëve në këtë dhe në botën tjetër, Cilësitë e dijetarëve të cilëve u ka bërë dobi Allahu me dituri në kete dhe ne botën tjetër, Cilësitë e tij në kërkimin e diturisë, Përmendja e cilësive të tij kur shkon te dijetarët, Cilësitë e tij kur ulet me dijetarët, Cilësitë e tij kur njihet mes njerëzve me dije, Cilësitë e këtij dijetari kur debaton, nëse është e nevojshme, Morali i këtij dijetari me ata që e shoqërojnë, Morali dhe cilësitë e këtij dijetari në raport me Zotin e tij, Hadithet që flasin se Allahu i merr në pyetje dijetarët se çfarë kanë punuar me dijen e tyre, Morali i dijetarit injorant, që është i magjepsur me diturinë e tij, Cilësitë e atyre të cilëve nuk u ka bërë dobi Allahu me dituri, …..

Kategoritë

Morali i dijetarëve