Mos bëj dëm, tregime mbi jetën, vdekjen dhe kirurgjinë e trurit

CHF26.90

5 stok

“Mos bëj dëm” është bestselleri i neurokirurgut britanik Henry Marsh, i sjellë në shqip nga doktor Mentor Petrela dhe Florian Dashi. Libri është një përmbledhje tregimesh mbi jetën, vdekjen dhe kirurgjinë e trurit. Ky libër iu vjen në ndihmë pacientëve, por sidomos mjekëve, pasi shërben si një guidë e shkëlqyer në punën e tyre të përditshme.

Titulli: Mos bëj dëm, tregime mbi jetën, vdekjen dhe kirurgjinë e trurit
Titulli në origjinal: Do no Harm, Stories of live, death and brain surgery
Autor: Henry Marsh
Përkthyer nga anglishtja: Mentor Petrela, Florian Dashi
Botues: Minerva, Onufri

“Mos bëj dëm” është bestselleri i neurokirurgut britanik Henry Marsh, i sjellë në shqip nga doktor Mentor Petrela dhe Florian Dashi. Libri është një përmbledhje tregimesh mbi jetën, vdekjen dhe kirurgjinë e trurit. Ky libër iu vjen në ndihmë pacientëve, por sidomos mjekëve, pasi shërben si një guidë e shkëlqyer në punën e tyre të përditshme.

Një trinom me kontraste ky, që rreket të hedhë dritë mbi realitetin e përditshëm të një neurokirurgu; atë realitet që për doktor Petrelën nuk mund të shikohet i shkëputur nga narcizizmi, hipokrizia që na rrethon, ambicia, sfidat, indiferenca, harresa dhe pakti i heshtur me vdekjen.

Me një gjuhë të thjeshtë, autori u jep mundësinë lexuesve të depërtojnë në sallën e vogël të kirurgjisë, aty ku pragun ndërmjet jetës dhe vdekjes e ndan vetëm një fije e hollë.

“Njerëzit mendojnë se kirurgjia e trurit është një aftësi që varet nga duart e kirurgut, por në fakt kirurgjia e trurit teknikisht nuk është më e vështirë sesa degët e tjera të mjekësisë. Por, ajo që është e veçantë, apo speciale në kirurgjinë e trurit, është se ajo është tepër e rrezikshme”, – shprehet Henry Marsh. Tregimet e tij nuk janë trillime, sajesa apo fryt i fantazisë, por janë përjetime reale të sjella me mjaft mjeshtëri.

Ndoshta, kjo është e vetmja pikë që ndan Henry Marsh mjek nga shkrimtari. “Ai është modeli frymëzues me narracionin e jetës së tij”, – vë në dukje doktor Petrela. Marsh nuk i druhet aspak të vërtetës, duke guxuar të rrëfejë mbi gabimet e tij.

“Nëse shikoni përshkrimet mbi librin, ato që përgjithësisht mjekët komentojnë është se unë flas për gabimet e mia, dështimet e mia. Shumë herë më kanë pyetur se përse shkruaj një libër që tregon riskun e hasur gjatë operimit të pacientëve. Përgjigjja është se kur jemi vetë pacientë, jemi shumë të frikësuar dhe si të tillë nuk e besojmë mjekun nëse ai nuk është i ndershëm. Kështu që libri në shumë mënyra është përpjekja ime për të qenë i ndershëm, që në fakt është shumë e vështirë kur je mjek, sidomos për kirurgjinë e trurit. Pacientët duhet ta kuptojnë se mjekët nuk janë zota, që edhe ata bëjnë gabime dhe që puna që bën ka hera-herës pasiguri. Ne flasim me probabilitete dhe jo me siguri”, – theksoi Marsh. Por jo vetëm kaq, libri është edhe udhërrëfyes për mjekët e rinj që të mos përsërisin të shkelin mbi të njëjtat gabime.

“Në jetë mësojmë nga gabimet. Suksesi është keq për ne, pasi na bën të ndihemi mirë me veten, në një vetëbesim të tepruar. Duhet të jesh kritik ndaj vetes. E shkrova këtë libër me qëllim që të ndihmoja mjekët të ndiejnë më pak keqardhje për gabimet që bëjnë. Është më e lehtë ta pranosh që e bërë gabim dhe po ashtu të mësosh prej tij. Ne duhet të mësojmë gjeneratën tjetër të kirurgëve. T’i mësojmë ata të mos bëjnë gabimet që ne kemi bërë”. I përkthyer në 30 gjuhë të ndryshme, libri “Mos bëj dëm” vjen edhe në gjuhën shqipe nën logon e shtëpisë botuese “Minerva”.

Kategoritë

Mos bëj dëm, tregime mbi jetën, vdekjen dhe kirurgjinë e trurit