Motto

CHF6.90

5 stok

Një libër i mençur dhe inteligjent, i shkruar me delikatesë nga intelektuali i madh, filozofi e studiuesi i shquar turk Dücane Cündioğlu, përzgjedhur dhe sjellur në gjuhën shqipe nga profesor Ali Pajaziti, pajisur me parathënie dhe kritikuar nga profesori i gjuhës dhe letërsisë Salajdin Salihu.

Titulli: Motto
Titulli në original: Motto
Autor: Dyxhane Xhyndiogllu
Përkthyes nga Turqishtja: Ali Pajaziti
Redaktura gjuhësore: Arlon Liko
Faqosja: Elvis Bejtja
Dizajni: Kapi
Shtypi: Focus Print – Shkup
Botues: Ajan Books

Një libër i mençur dhe inteligjent, i shkruar me delikatesë nga intelektuali i madh, filozofi e studiuesi i shquar turk Dücane Cündioğlu, përzgjedhur dhe sjellur në gjuhën shqipe nga profesor Ali Pajaziti, pajisur me parathënie dhe kritikuar nga profesori i gjuhës dhe letërsisë Salajdin Salihu.

Xhyndiogllu është një shpirt kërkimtar, lexojmë në parathënien e librit, i cili rend drejt diçkaje të re, e megjithatë vazhdon ta plotësojë librin që ka nisur ta shkruajë kaherë. “Udhëtimin” deri tek e vërteta ai e bën i vetëm dhe “jo duke ecur së bashku me të tjerët”, të cilët, zakonisht, mahniten nga mashtrimi.

Motto është një prej këtyre librave, por sapo e lexon e ndjen se shqetësimet nuk kanë përfunduar. Bëhesh më i vetëdijshëm për to. Janë shqetësimet jo vetëm për veten, por edhe për fatin e njeriut dhe njerëzimit.

Kur marr në dorë një libër për ta lexuar, më duket sikur pas pak do të përfundojnë të gjitha shqetësimet – shkruan në librin e tij Motto filozofi turk Ducane Cundioglu.

Kategoritë