POSTA FALAS PËR BLERJET MBI 100.-CHF (BRENDA ZVICRËS)

Mrekullia numerike në çdo shkronjë dhe fjalë të Kur’an-it fisnik, pjesa e I

CHF16.00

3 stok

Të nderuar lexues! Libri i fundit i Krijuesit të kësaj Gjithësie, Kur’ani Fisnik, është një mëshirë e pakufishme për njerëzimin, ai i hapi njerëzimit shtigjet e udhëzimit, ai është garancë i kësaj toke, ai është fjala e Krijuesit të çdo gjëje dhe ai mbërtheu ne vetë dituritë e çdo gjëje. Ai është Libri më i lexuar ne tokë, ashtu si nga fëmijët, që shumë nga ata e mësuan përmendësh, nga të rriturit dhe nga gratë, atë e lexojnë ata që e besojnë, por edhe ata të cilët nuk e besojnë.

Titulli: Mrekullia numerike në çdo shkronjë dhe fjalë të Kur’an-it fisnik, pjesa e I
Autorë: Hafiz Abdud-Daim El-Kaheel
Përkthyesit nga Arabishtja: Osman Abazi, Arif Emini
Përktyesit nga Anglishtja: Besart Grajçevci, Armend Shabani, Zekerija Gashi
Përkthyesi nga Gjermanishtja: Ibrahim Bregaj
Recensentë: Osman Abazi, Armend Shabani
Korrektor: Osman Abazi
Lektor: Shqipe F. Gashi, Armend Shabani
Redaktor: Osman Abazi, Bujar Sejdiu
Radhitja kompjuterike: Meriton Bekteshi
Kopertina: Lulzim Islami
Botues: Ky libër u botua nga Fondi i Xhamisë Hasan Emini dhe do të shitet për atë fond.

Të nderuar lexues! Libri i fundit i Krijuesit të kësaj Gjithësie, Kur’ani Fisnik, është një mëshirë e pakufishme për njerëzimin, ai i hapi njerëzimit shtigjet e udhëzimit, ai është garancë i kësaj toke, ai është fjala e Krijuesit të çdo gjëje dhe ai mbërtheu ne vetë dituritë e çdo gjëje. Ai është Libri më i lexuar ne tokë, ashtu si nga fëmijët, që shumë nga ata e mësuan përmendësh, nga të rriturit dhe nga gratë, atë e lexojnë ata që e besojnë, por edhe ata të cilët nuk e besojnë.

Mrekullitë Kuranore nuk u ndalën kurrë gjatë gjithë kohës nga zbritja e tij e parë e deri më sot, ai u komentua nga mijëra e mijëra dijetarë, të më hershëm apo edhe bashkëkohor. Mrekullitë e tij janë të ndryshme, duke filluar nga ato gjuhësore, me të cilat u mahnitën poetët më të mëdhenjë të Arabisë, pastaj ato legjislative, historike, filozofike, psikologjike, paralajmëruese, natyrore – shkencore, numerike, etj..

Por ajo që me të vërtetë mund të na mahnitë, në këtë kohë ne të cilën ne përjetojmë një zhvillim teknologjik të madh të bazuar ne kompjuterizëm dhe ne shkencat matematikore, e cila gjuhë është gjuhë ndërkombëtare, është “mrekullia numerike” ne shkronjat dhe fjalët e Kuranit Fisnik.

Nga dëshira e madhe që të jemi shërbëtorë të fjalës së All-llahut të Madhiruar dhe që Ai të na shpërblejë në këtë dhe boten e ardhme me shpërblimet e Tija më të mira, kemi përkthyer disa artikuj të cilët shfaqin këtë mrekulli mahnitëse të Kur’anit Fisnik.

Kategoritë

Mrekullia numerike në çdo shkronjë dhe fjalë të Kur'an-it fisnik, pjesa e I

CHF16.00

Add to Cart