POSTA FALAS PËR BLERJET MBI 100.-CHF (BRENDA ZVICRËS)

Mrekullitë e Muhamedit salallahu alejhi ue selem 

CHF14.00

S’ka stok

Titulli: Mrekullitë e Muhamedit salallahu alejhi ue selem
Autor: Hafidh Ibën Kethir
Përkthyes: Agim Avdiu
Redaktor gjuhësor: Ermal Bega
Përgatitja kompjuterike: Besnik Hamiti
Shtypi: Fokus Print – Shkup
Botuesi: Shoqata Islame Al Nour – Drita

Libri “Mrekullitë e të Dërguarit të Allahut s.a.v.s.” është një përmbledhje e librit historik të Ibën Kethirit “El-Bidaje ve-n- Nihaje”. Muxhizet (Mrekullitë) e të Dërguarit të Allahut s.a.v.s., gjenden në kaptinën “Shenjat c Profetësisë.” Ky libër është ushqim shpirtëror për lexuesin musliman, në të njëjtën kohë edhe lidhje ndërmjet atij dhe jetës së të Dërguarit tonë s.a.v.s. Ky libër sqaron aspektin madhështor të karakterit, i ndihmuar me fuqinë e pafund të Zotit të cilën e pranon i tërë universi. Për këto arsye, vërejmë se gjithçka që është krijuar i është varur atij, me dëshirën dhe me lejen e Allahut, pa marri parasysh se cilën rrugë apo mënyrë c ka zgjedhur ai. Druri e ka përcjellur, guri e ka falënderuar dhe e ka madhëruar Allahun e Lartësuar në dorën e tij,s.a.v.s. malet kanë komunikuar me të, zogjtë dhe egërsirat kanë folur me të, xhinët i janë nënshtruar atij, shejtanët kanë rënë si të goditur kur e kanë dëgjuar emrin e tij. Janë shumë muxhize që flasin për të. Këto mrekulli i kanë hutuar bashkëkohësit e tij, ndërsa ndikimi i tyre është evident ne heshtjen e atyre të cilët e kanë mohuar pejgamberinë e tij, dhe ne të njëjtën kohë kanë qenë prehje për besimtarët.

Muxhizet e të Dërguarit, s.a.v.s., janë aq të shumta ne numër, saqë është e vështirë që të numërohen të gjitha. Transmetuesit e haditheve i kanë transmetuar me zinxhir autentik transmetuesish, ndërsa autoritetet Islame i kanë regjistruar ato. Të gjitha veprat që flasin historikisht dhe biografikisht për të Dërguarin, s.a.v.s., apo për sahabët c tij, përmcndin ndonjë prcj këtyrc muxhizcvc ma- dhështore. Këto mrckulli argumcntojnc ndihmën e Allahut të Lartësuar për të Dërguarin e Tij s.a.v.s. dhe i garantojnë atij fitoren mbi armiqtë e tij.
Jeta e të Dërguarit të Allahut s.a.v.s. është mrekulli madhështore.
Nuk ka dyshim se vetë jeta e të Dërguarit të Allahut s.a.v.s., është muxhize madhështore. Imam Ibën Tejmije e vërteton këtë fakt dhe thotë: “Biografia e të Dërguarit të Allahut s.a.v.s., cilësitë e tij dhe mënyra e sjelljës, të folurit e tij dhe veprat, si dhe Sheriati i tij janë shenja të pejgamberisë se tij.” Këto janë muxhizet e vërteta të të Dërguarit s.a.v.s. Atëherë çfarë mund të thuhet për muxhizet e logjikshme dhe përceptuese të cilat ia ka dhënë Allahu i lartësuar?! Lidhur me këtë, nëse do Allahu, do të flitet më detajisht ne këtë libër.

Kategoritë

Mrekullitë e Muhamedit salallahu alejhi ue selem 

CHF14.00