Mrizi i zanave

CHF9.90

4 in stock

Përmbledhja lirike “Mrizi i Zanave” përfshin vjershat atdhetare, në të cilat Fishta i këndon atdheut në disa variante: Si dashuri deri në adhurim, Si ankth e si klithmë dhe Si ekzistencë e përhershme morale.

Category: Tags: , , ,

Titulli: Mrizi i zanave
Autor: Gjergj Fishta
Përgaditi për shtyp: Alba Janaqi
Kopertina: Arben Çela
Përpunimi grafik: E.K.D.
Realizoi botimin: Ali Lleshi
Shtyp: Reklama

Përmbledhja lirike “Mrizi i Zanave” përfshin vjershat atdhetare, në të cilat Fishta i këndon atdheut në disa variante: Si dashuri deri në adhurim, Si ankth e si klithmë dhe Si ekzistencë e përhershme morale.

Duke e parë si dashuri deri në adhurim, dashuria për atdheun hap vëllimin duke renditur një seri poezish në të cilat atdheu është një hapësirë e caktuar fizike, një realitet i mrekullueshëm që vjen në kujtesën e bijve të tij si një pasuri e gjerë morale. Emocioni i fortë që përcjellin  këto poezi shoqërohet me tone autoritare. Dashuria për atdheun në këtë grup poezish shfaqet në formë romantike. Te poezia “Shqypnia e lirë” poeti kalon në nota realiste duke e parë Shqipërinë si vend konkret, si shtet. Tani Shqipëria e lirë doemos duhet të jetë Shqipëri etnike. E lidhur ngushtë me fatet konkrete të vendit vjen edhe poezia”Himni i flamurit kombëtar” me nota plot patos dhe patriotizëm të cilat i gjejmë dhe tek poezia “Për paqe të Europës”, ku gërshetohet ashpërsia e një njeriu të zemëruar nga sjellja e egër e Fuqive të Mëdha me ëmbëlsinë e një poeti, të cilit i dhimbset vendi i tij, që është bërë pre e lakmive të të huajve. Pavarësia e Shqipërisë nuk solli Shqipërinë etnike që Fishta kishte shpresuar, por një gjysmë Shqipëri politike. Kjo sjell nota dëshpërimi në poezitë e Fishtës “28 Nanduer 1913”, “Nji gjamë desprimit”, “Surgite mortui” etj., në të cilat ndihen nota të forta dramatike dhe shpërthime të forta. Në to flet poeti i revoltuar nga padrejtësitë që i bëhen vendit të tij. Toni kryengritës zotëron të gjitha poezitë e dëshpërimit.

Motivi patriotik është në qendër të poezisë “Gjuha jonë”. Për Fishtën gjuha shqipe nuk është vetëm mjet komunikimi, por edhe simboli i vetëm unik i shqiptarizmit. Për këtë ajo duhej çuar para. Fishta e glorifikoi gjuhën shqipe. Ai i vesh cilësi dhe ndjesi shumë estetike një nocioni thjesht instrumental e komunikues, me të njëjtën logjikë që popujt e lashtë iu vishnin epitete perëndive klasike.

Kategoritë

Mrizi i zanave